Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar.
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
21:01 19.4.2020

Kur është koha për të dalë nga izolimi?

Pas disa javësh, e në disa raste muajsh, të izolimit fizik dhe ekonomik, për shkak të koronavirusit, qytetarët dhe udhëheqësit politikë në gjithë botën janë të etur për t’iu dhënë fund këtyre bllokadave. Pyetja është: si?​

Kur është koha për të dalë nga izolimi?
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:09:12 0:00

20:37 19.4.2020

Guvernatori i Nju Jorkut kërkon kujdes ndonëse shkalla e infektimit bie

Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo ka thënë se shteti i tij “ka kaluar pikën më të lartë” të shpërthimit të koronavirusit, mirëpo ka bërë thirrje për kujdes teksa rritet numri i të vdekurve.

“Ulja eventuale vazhdon në varësi të asaj që bëjmë”, ka thënë Cuomo në një konferencë për media.

“Kjo është vetëm gjysma e gjithë situatës. Shpërthimi është duke u zbehur, nuk është duke u rritur”, ka thënë ai, ndonëse ka shtuar se “margjina e gabimit është shumë e vogël”.

Nju Jorku ka regjistruar 507 vdekje në 24 orët e fundit, duke vazhduar trendin e rënies së numrit të viktimave.

“Ky është lajm i mirë”, ka thënë Cuomo “duke marrë parasysh lajmin e tmerrshëm me të cilin kemi jetuar: rritje të vazhdueshme”.

“Ne ende kemi punë për të bërë”, ka thënë guvernatoi.

Sa u përket zyrtarëve lokalë, që po përballen me presion rreth mbylljes së shkollave, parqeve dhe bizneseve, ai ka thënë, “më fajësoni mua”.

19:59 19.4.2020

Komuniteti ndërkombëtar bën thirrje për mënjanim të politikës në kohë të koronavirusit

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Natalia Apostolova, shefat e misioneve të BE-së, ambasadorët e Mbretërisë së Bashkuar, Zvicrës, Norvegjisë, shefi i EULEX-it dhe koordinatori për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara, kanë bërë thirrje për lënien mënjanë të politikës në kohën e shpërthimit të koronavirusit në Kosovë.

Ata po ashtu u kanë bërë thirrje udhëheqësve politikë që të përmbahen nga politizimi i ndihmës së vlefshme dhe të nevojshme ndërkombëtare.

“Në krizën e paprecedentë shëndetësore të COVID-19, ju, populli i Kosovës, po tregoni qëndrueshmëri dhe përgjegjësi. Ndërkohë që të gjithë jemi të pritje të kthimit të planifikuar me kujdes në normalitet, sa më shpejt që të jetë e mundur, këmbëngulja juaj mbetet e domosdoshme për ta zvogëluar ndikimin e shpërthimit dhe për të parandaluar një krizë edhe më të rëndë”, është thënë mes tjerash në deklaratë.

Kosova, sikur shumica e vendeve në botë është duke u përballur me koronavirusin e ri, nga i cili janë infektuar 510 persona, derisa 12 pacientë kanë vdekur.

Më qëllim të parandalimit të përhapjes së sëmundjes Covid-19, që shkakton koronavirusi, të mërkurën në Kosovë kanë hyrë në fuqi masat e reja të qarkullimit të qytetarëve.

19:04 19.4.2020

Të rejat e fundit nga Britania e Madhe...

Qeveria britanike ka mbajtur të dielën një konferencë për media rreth koronavirusit dhe ka bërë këto njoftime:

  • Sekretari për Edukim, Gavin Williamson ka falënderuar shkollat, infermierët dhe shërbimet për fëmijë, për “rolin vital” që janë duke luajtur
  • Megjithatë, ai nuk ka dhënë informacione se kur do të rihapen shkollat.
  • Williamson ka listuar një numër të masave që ka marrë qeveria për fëmijët me aftësi të kufizuara, që tentojnë të mësojnë në shtëpi, duke përfshirë blerjen e laptopëve për ata që duan të përgatiten për testime, si dhe qasjen në internet për ata që nuk kanë.
  • Ministri ka thënë se ekzistojnë “përpjekje kombëtare” për t’u siguruar se stafi i sistemit shëndetësor ka pajisjet mjekësore që i duhen
  • Ai po ashtu ka thënë se kryeministri britanik, Boris Johnson ka udhëhequr qeverinë, pavarësisht kritikave se ai ka munguar në takimet për pandeminë
  • Mjekja, Jenny Harries ka thënë se është i vështirë krahasimi me vendet tjera, kur është në pyetje virusi
  • Ajo ka thënë se Mbretëria e Bashkuar duhet të presë 12 muaj tjerë apo më shumë për të kuptuar çfarë ka ndikuar në dallimet në shkallën e vdekshmërisë.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, Britania deri më tani ka regjistruar 121,168 të infektuar dhe 16,095 të vdekur, si pasojë e sëmundjes Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG