Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar.
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
13:21 20.4.2020

Belgjika vlerëson se kulmi i krizës së koronavirusit ka kaluar

Numri i njerëzve të pranuar në spitalet e Belgjikës ka rënë në nivelin më të ulët brenda një muaji, duke bërë që autoritetet shëndetësore të vlerësojnë se kriza e koronavirusit e ka kaluar kulmin e saj.

Të dielën në spitale janë pranuar 232 njerëz, shifër kjo më i ulët, që nga 19 marsi.

"Ne po shkojmë drejt asaj që quhet de-izolim", ka thënë Emmanuel Andre, zëdhënës i këshillit të emergjencës kundër COVID-19.

Belgjika, ka pasur një nga nivelet më të larta të rasteve të konfirmuara të COVID-19 dhe vdekjeve në Evropë.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve ka arritur në 5.828.

Autoritetet kanë njoftuar se numri i të infektuarve ka shkuar në 39,983.

13:02 20.4.2020

Shqipëria konfirmon 22 raste të reja me COVID-19

Në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 22 raste të reja të të infektuarve me koronavirusin e ri.

Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik ka thënë se numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 231.

Ajo bëri të ditur se 13 persona janë shëruar nga sëmundja duke e çuar numrin e të shëruarve në 327.

Shqipëria, deri më tani, ka regjistruar 26 të vdekur nga koronavirusi i ri.

12:39 20.4.2020

Spanja konfirmon edhe 400 raste të vdekjeve

Spanja ka njoftuar për 400 vdekje të reja nga koronavirusi i ri, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 20,852.

Autoritetet njoftuar se numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në mbi 200 mijë.

Spanja ka numrin e dytë më të lartë të rasteve të konfirmuara të të infektuarve në botë, pas SHBA-së, thonë shifrat nga Universiteti Johns Hopkins.

11:44 20.4.2020

Ministria e Shëndetësisë publikon orarin e ri të qarkullimit

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka publikuar orarin e ri të qarkullimit të qytetarëve bazuar në numrin e fundit personal në letërnjoftim. Orari vlen për datat 21 deri më 23 prill.


Bazuar në masat e vendosura nga Ministria në detyrë e Shëndetësisë, qytetarët mund të dalin nga shtëpitë e tyre vetëm për 90 minuta në ditë, me qëllim furnizimi.

Orari i daljes është i organizuar në shtatë grupe, nga ora 07:00 deri në 22:30, dhe përcaktohet nga numri i parafundit personal në letërnjoftim.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG