Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar.
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
14:33 20.4.2020

Kur është koha për të dalë nga izolimi?

Kur është koha për të dalë nga izolimi?
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:09:12 0:00

14:05 20.4.2020

Kurti kërkon të mos politizohet ndihma në teste që Serbia i bëri Kosovës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se donacioni i testeve për koronavirus nga ana e Serbisë "është gjest që nuk duhet të politizohet.

Në një konferencë për media të hënën, Kurti tha se Kosova e ka dëshmuar që nuk bën dallime midis qytetarëve sipas komunës, partisë, moshës, gjinisë, fesë apo përkatësisë etnike.

Ai shtoi se Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik do të vendosin se si t'i përdorin të gjitha testet në dispozicion të Kosovës.

"Ne nuk po bëjmë diskriminim dhe jam i bindur që nëse Kosova do të refuzonte të pranonte këto teste, do të akuzohej për sjellje joracionale dhe politizim të një gjesti i cili nuk është i tillë. Pra, nuk duhet të pranohet si politik dhe nuk duhet t'iu ndihmojmë atyre që dhuruan 1 mijë teste për qëllime politike", tha Kurti, duke shtuar se Kosova dëshiron marrëdhënie të mira fqinjësore dhe bashkëpunim më të madh rajonal në luftën e përbashkët kundër pandemisë.

Opozita në Kosovë e ka kritikuar qeverinë për pranimin e kësaj ndihme nga Serbia, duke e akuzuar atë që i lejoi Serbisë një promovim të mirë në botë.

Të dielën, shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Natalia Apostolova, shefat e misioneve të BE-së, ambasadorët e Mbretërisë së Bashkuar, Zvicrës, Norvegjisë, shefi i EULEX-it dhe koordinatori për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara, kanë bërë thirrje për lënien mënjanë të politikës në kohën e shpërthimit të koronavirusit në Kosovë.

Ata po ashtu u kanë bërë thirrje udhëheqësve politikë që të përmbahen nga politizimi i ndihmës së vlefshme dhe të nevojshme ndërkombëtare.

“Në krizën e paprecedentë shëndetësore të COVID-19, ju, populli i Kosovës, po tregoni qëndrueshmëri dhe përgjegjësi. Ndërkohë që të gjithë jemi të pritje të kthimit të planifikuar me kujdes në normalitet, sa më shpejt që të jetë e mundur, këmbëngulja juaj mbetet e domosdoshme për ta zvogëluar ndikimin e shpërthimit dhe për të parandaluar një krizë edhe më të rëndë”, është thënë mes tjerash në deklaratë.

14:00 20.4.2020

Edhe tre viktima dhe 18 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar edhe për tre viktima nga koronavirusi.

Viktimat janë nga qytetet e Kumanovës, Prilepit dhe Strugës.

Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 54. Ndërkohë, gjatë 24 orëve janë bërë 263 teste dhe 18 prej tyre kanë rezultuar me koronavirus me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 1,225.

Numri i personave të shëruar ka arritur në 200. Gjithsej në Maqedoninë e Veriut janë testuar 12,133 persona.

Në kuadër të masave për mbrojtje nga infektimi, Qeveria ka vendosur që nga 21 prilli, të ndalohet transportimi i organizuar i udhëtarëve në Komunat e Tetovës dhe Prilepit

“Nga kjo ndalesë përjashtohen transporti që kryhet nga operatorët ekonomikë për punonjësit e tyre, respektivisht transporti i punonjësve deri në vendin e punës, si dhe transportimi i organizuar i punonjësve në Ministrinë e Brendshme dhe Ministrinë e Mbrojtjes dhe shërbimi i zjarrfikësve“, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Në Kumanovë nga dita e mërkurë qytetarët nuk do të mund të lëvizin pa paska jashtë banesave të tyre.

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për ndalimin e 121 personave që nuk kanë respektuar orën policore, 92 prej të cilëve janë shoqëruar në stacionet policore.

Kryeministri Oliver Spasovski, ka paralajmëruar se pas festave të një majit do të miratohet masat lehtësuese për kthimin e normalitetit.

“Po përgatisim një plan serioz që pas festave të një majit të fillojë procesi i kthimit të gjendjes normale. Kjo nuk do të jetë shpejt, as përnjëherë”, ka shkruar Spasovski në Facebook.

13:36 20.4.2020

Prishtinë: Në Klinikën Infektive po trajtohen 53 pacientë

Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka njoftuar se aktualisht në këtë repart janë duke u mjekuar 53 pacientë, dhe shtatë të tjerë janë në pritje të rezultateve, pas testimit për koronavirus.

Doktoresha Arjeta Zogaj-Berisha, tha në një konferencë për media se janë 11 pacientë me oksigjeno-terapi në gjendje pak më të rëndë, kurse dy të tjerë janë të intubuar, pasi janë në gjendje kritike.

“Siç e dini, një prej këtyre dy pacientëve është një grua shtatzënë dhe një tjetër nga Prizreni. Gruaja shtatzënë është me parametra stabil”, ka thënë Zogaj-Berisha.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG