Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar.
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
15:20 21.4.2020

Maqedonia e Veriut shënon ulje të infektimeve nga koronavirusi

Maqedonia e Veriut ka regjistruar ditën e parë me numrin më të vogël të të infektuarve me koronavirus, që nga paraqitja e rastit të parë më 27 shkurt në qytetin e Dibrës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar vetëm 7 raste dhe asnjë prej tyre në Shkup, që ka numrin më të madh të të infektuarve në vend. Në Tetovë janë regjistruar tre të infektuar, dy në Kumanovë dhe dy në qytetin e Koçanit.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 1231 kurse numri i personave të shëruar ka arritur në 224. Është regjistruar edhe një viktimë, me çka numri i të vdekurve ka arritur në 55.

Hollësitë tjera i kuptoni duke klikuar këtu.

14:36 21.4.2020

Infografikë:

A do të rimëkëmbet ekonomia pas pandemisë?

A do të rimëkëmbet ekonomia pas pandemisë?
A do të rimëkëmbet ekonomia pas pandemisë?

14:26 21.4.2020

Kryeministri i Italisë paralajmëron plan për dalje nga izolimi

Italia, në fund të kësaj jave, do të shpallë planin për heqje graduale të masave të izolimit, të ndërmarra për frenimin e koronavirusit, tha kryeministri italian, Giuseppe Conte.

Në një postim në Facebook, Conte tha se ky vend nuk mund të heqë dorë nga politika e “kujdesit maksimal” dhe se do të rihapet në përputhje me "politikat serioze shkencore".

"Një pritje e arsyeshme është që ne ta zbatojmë planin nga 4 maji", tha Conte.

Italia ka numrin më të madh të viktimave nga koronavirusi në Evropë: 24,114.

Të dhënat e publikuara të hënën, kanë treguar se numri i të infektuarve atje ka rënë për herë parë prejse ka nisur shpërthimi i sëmundjes, në pjesën e parë të marsit.

Autoritetet italiane kanë thënë se rënia simbolike e rasteve është një “zhvillim pozitiv”.

Pas Italisë, vendet më të prekura në Evropë janë Spanja dhe Franca – të dyja me më shumë se 20,000 viktima nga koronavirusi.

Shtetet e Bashkuara prijnë edhe për nga numri i të infektuarve, edhe i viktimave.

13:45 21.4.2020

Izraeli i izoluar shënon Ditën e Kujtimit të Holokaustit

Izraeli po shënon Ditën e Kujtimit të Holokaustit nën hijen e pandemisë së koronavirusit.

Sipas traditës, i gjithë vendi u ndal kur sirenat u lëshuan të martën në mëngjes, për të kujtuar gjashtë milionë hebrenjtë që u vranë nga nazistët dhe bashkëpunëtorët e tyre gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Shoferët ndaluan makinat e tyre dhe dolën jashtë për dy minuta.

Meqë shumica e njerëzve janë të izoluar për shkak të koronavirusit, shumë prej tyre dolën në ballkone.

Ministria e Shëndetësisë e Izraelit ka raportuar për mbi 13,700 njerëz të infektuar me koronavirus dhe 177 viktima.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG