Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar.
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
16:44 21.4.2020

Porosia e Erdë​s

Një vajzë me sindromën Down nga Mitrovica, tregon për aktivitetet e saj gjatë izolimit në shtëpi, si pasojë e përhapjes së koronavirusit.

Porosia e Erdës
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:01:52 0:00

16:16 21.4.2020

Mbi 22 punëtorë shëndetësorë të infektuar me koronavirus në Kosovë

Më shumë se 22 punëtorë shëndetësorë në Kosovë janë infektuar me sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi i ri, kurse 130 janë në vetizolim, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, Blerim Syla, Kryetari i Federatës e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës.

Ai shtoi se, bazuar ne informacionet e deritashme, gjendja e tyre është e kënaqshme, ndonëse ekziston shqetësimi se numri mund të rritet.

Ai u bëri thirrje institucioneve përkatëse të shtojnë kujdesin ndaj masave personale mbrojtëse për punëtorët shëndetësorë, duke shtuar se "koncentrimi ma i madh është në ata te fronti i parë, duke harruar ata në vijën e dytë e të tretë".

Deri më tash, Kosova ka regjistruar 598 raste të të infektuarve me koronavirusin e ri, – prej tyre 123 janë shëruar.

Numri i viktimave të martën ka arritur në 16.

16:04 21.4.2020

Numri i të vdekurve në Angli rritet për 778

Autoritetet britanike kanë njoftuar për 778 viktima të reja, si pasojë e koronavirusit të ri në 24 orët e fundit.

Të dhënat e fundit, e dërgojnë numrin total të të vdekurve në Mbretërinë e Bashkuar në 15,607.

Shifrat e fundit përfshijnë vetëm viktimat në spitale dhe jo në qendra tjera, siç janë shtëpitë e kujdesit.

Ndërkohë Qeveria britanike është “absolutisht” e përkushtuar për të arritur synimin e kryrjes së 100,000 testeve për koronavirus brenda ditës, deri në fund të muajit prill, pavarësisht pse të hënën janë kryer më pak se 40,000 teste.

Zëdhënësi i kryeministrit ka thënë se kapaciteti total i testimeve brenda ditës është 39,250.

Qeveria po ashtu ka ripërsëritur se po shqyrton idenë e vendosjes së maskave.

Autoritetet britanike deri më tani kanë rekomanduar vendosjen e tyre vetëm në sektorin shëndetësor dhe atë për kujdes social, ndonëse disa shtete kanë marrë vendim për përdorimin e tyre nga e gjithë popullata.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, Mbretëria e Bashkuara ka regjistruar 125,856 persona të infektuar me sëmundjen Covid-19, që shkakton koronavirusi.

15:38 21.4.2020

Irani liron përkohësisht të burgosurit e huaj

Irani ka njoftuar të martën për 88 vdekje të reja, si pasojë e koronavirusit të ri, teksa autoritetet kanë liruar më shumë se 1,000 të burgosur të huaj për shkak të pandemisë.

Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Shëndetësisë, Kianoush Jahanpour, marrë parasysh numrin e viktimave në 24 orët e fundit, numri total i të vdekurve në këtë shtet ka arritur në 5,297.

Shtetasit e huaj kanë qenë në mesin e 100,000 të burgosurve që janë liruar në disa faza nga muaji mars.

Aty është përfshirë gruaja britaniko-iraniane, Nazanin Zaghari-Ratcliffe, e arrestuar më 2016, e cila është dënuar me pesë vjet burgim për rebelim.

“Çfarë ka bërë Irani është se po garanton shëndetin e të burgosurve dhe dhënia e lejes për liri është një veprim i rëndësishëm” në krahasim me atë që kanë bërë shtetet tjera, ka thënë zëdhënësi i gjyqësorit, Gholamhossein Esmaili.

Një panel i ekspertëve të Kombeve të Bashkuara për të Drejta të Njeriut i ka bërë thirrje Iranit javën e kaluar për zgjatje të listës së të burgosurve që duhen të lirohen përkohësisht, pas përhapjes së sëmundjes Covid-19, që shkakton koronavirusi i ri.

Esmaili në anën tjetër ka thënë se Irani nuk duhet të kritikohet për “qasjen diskriminuese” pasi ka vepruar në mënyrë të “shkëlqyeshme” në krahsim me Britaninë dhe Shtetet e Bashkuara.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, Irani deri më tani ka regjistruar 84,802 persona të infektuar me koronavirusin e ri.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG