Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar.
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
19:32 21.4.2020

Johnson dhe Trump diskutojnë rreth luftës kundër koronavirusit

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka biseduar përmes telefonit me presidentin amerikan, Donald Trump, teksa vazhdon trajtimin e tij kundër koronavirusit.

Johnson, që aktualisht gjendet në rezidencën e tij shtetërore, pritet që të flasë edhe me Mbretëreshëm Elizabeta II më vonë gjatë kësaj jave.

Zëdhënësit qeveritarë kanë thënë se kryeministri britanik aktualisht nuk është duke marrë pjesë në procedura zyrtare të qeverisë, mirëpo është duke pranuar përditësimet e fundit nga zyrtarë të lartë.

Ai është cituar ta ketë falënderuar Trumpin për urimet që i ka bërë derisa ai nuk ka qenë mirë me shëndet.

Sipas njoftimeve, të dy zyrtarët është thënë të kenë diskutuar bashkëpunimin Britani- Shtetet e Bashkuara, në luftën kundër pandemisë me koronavirus, dhe kanë arritur pajtueshmëri për “përgjigjen e koordinuar ndërkombëtare”.

Si pasojë e koronavirusit të ri, në gjithë botën janë infektuar gati 2.5 milionë persona, ndërkohë që mbi 170,000 pacientë kanë vdekur.

19:00 21.4.2020

Britania nis testimet e vaksinës për koronavirus të enjten

Ministri britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock ka thënë se Qeveria britanike do t’i dhurojë ekipit të Universitetit të Oksfordit 20 milionë funta për të financuar testimet klinike të vaksinës kundër koronavirusit.

Sipas tij testimet do të nisin ditën e enjte.

“Unë jam i sigurt se ne do të dhurojmë gjithçka që kemi në zhvillimin e vaksinës”, ka thënë mes tjerash Hancock.

Sipas tij, Britania “ka ndarë më shumë para se secili vend tjetër në kërkim të vaksinës”.

Përveç studimeve të ekipit të Oksfordit, ai ka përmendur edhe Universitetin e Londrës, duke thënë se të dyja ekipet janë duke realizuar “projekte premuese”.

18:24 21.4.2020

Mjekët dhe infermierët janë heronjtë tanë këto ditë. Shihni sa janë kujdesur qeveritë në Kosovë për sektorin shëndetësor ndër vite.

Sa u kujdesën qeveritë për shëndetësinë në Kosovë?

Sa u kujdesën qeveritë për shëndetësinë në Kosovë?
Sa u kujdesën qeveritë për shëndetësinë në Kosovë?

17:41 21.4.2020

Austria planifikon hapjen e restoranteve më 15 maj

Austria do të lejojë hapjen e bareve, restoranteve dhe kishave më 15 maj, nëse numri i të infektuarve me koronavirus nuk rritet sërish, ka thënë kancelari austriak, Sebastian Kurz të martën.

Ky shtet ka mbyllur restorantet, teatrot dhe dyqanet jo të domosdoshme më shumë se një muaj më parë.

Autoritetet kanë udhëzuar njerëzit që të qëndrojnë në shtëpi sa më shumë që të jetë e mundur.

Mirëpo ky shtet ka qenë ndër të parët që ka lehtësuar masat e izolimit për qendrat e kopshtit dhe dyqanet më pak se 400 metra katrorë.

Qendrat tregtare, floktaritë dhe dyqanet tjera të mëdha do të hapen më 1 maj.

“Numri i të infektuarve të ri është duke u zhvilluar mirë, numrat kanë rënë, ne jemi një nga shtetet që qëndrojmë më së miri ndërkombëtarisht dhe jemi në rrugën e duhur” ka thënë Kurz në një konferencë për media.

Austria ka raportuar 491 vdekje deri më tani nga sëmundja Covid-19 që shkakton koronavirusi, apo shumë më pak sesa shifrat me të cilat janë përballur disa shtete në baza ditore.

Autoritetet austriake kanë konfirmuar se shkalla e infektimit është më e vogël se 2 për qind në baza ditore.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG