Kurti: Qeveria do të ndihmojë shqiptarët e Medvegjës për të tejkaluar pandeminë
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me tre asamblistët shqiptarë të komunës së Medvegjës dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa.
Gjatë kësaj bisede, Kurti ka shptehur gatishmërinë për të ndihmuar shqiptarët e Luginës për ta tejkaluar sa më lehtë situatën më pandeminë.
Në Medvegjë thuhet në vijim të komunikatës se janë të regjistruar 1.200 shqiptarë, ndërsa në vitet e fundit rreth 4.000 të tjerë janë ç’regjistruar.
"Virusi do të jetë me ne për një kohë të gjatë", thotë kreu i OBSH-së
Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë se organizata që drejton e ka paralajmëruar me kohë botën për koronavirusin e ri.
"Duke parë mbrapa, unë mendoj se ne e shpallëm urgjencën në kohën e duhur dhe kur bota kishte kohë të mjaftueshme për t'u përgjigjur," tha ai.
Ai shtoi se OBSH-ja lëshoi paralajmërimin e saj kur nuk kishte vdekje dhe vetëm 82 raste të të infektuarve.
OBSH-ja është kritikuar për menaxhimin e situatës me pandeminë.
Shefi i OBSH-së, është përballur me disa thirrje për të dhënë dorëheqjen veçanërisht nga një numër i ligjvënësve amerikanë. Por, shumë qeveri e kanë vlerësuar organizatën, duke thënë se puna e saj në këtë kohë është thelbësore.
Duke folur për situatën aktuale me pandeminë, Ghebreyesus, tha se "shumica e vendeve janë ende në fazat e hershme të epidemive të tyre".
"Virusi do të ishte me ne për një kohë të gjatë", ka thënë ai.
Maqedonia e Veriut e bën të detyrueshme mbajtjen e maskës
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut janë të detyruar të mbajnë maska mbrojtëse për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, ka vendosur qeveria maqedonase.
Sipas një dekreti të Qeverisë së Maqedonisë Veriore, pajisjet mbrojtëse në fytyrë duhet të vishen në të gjitha hapësirat publike të mbyllura, ku ka më shumë njerëz, siç janë tregjet, dyqanet, bankat, zyrat postare, institucionet shtetërore dhe shëndetësore, transporti publik.
Në hapësirën e hapur, maska duhet të vendosen në tregje dhe vende ku nuk ka mundësi të mbahet një distancë fizike prej dy metrash.
Qytetarët nuk oblifohen t'i vendosin ato kur janë në oborret e tyre, në biçikletë, kur luajnë sporte individuale ose ngasin makinën.
Në Maqedoninë e Veriut të mërkuren, janë regjistruar 28 raste të reja të të infektuarve me koronavirus, që konsiderohet shifër e ulët nëse merret në konsideratë numri i testeve që janë kryer - gjithsej 660.
Sipas Institutit të Shëndetit Publik, gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar edhe një viktimë nga koronavirusi në Shkup.
Bëhet fjalë për një person të moshës mbi 65 vjeç, që kishte edhe probleme tjera shëndetësore.
Numri i përgjithshëm i viktimave nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut është 56.
Numri i të infektuarve ka arritur në 1,259, ndërsa mbi 200 është numri i të shëruarve.
Maqedonia e Veriut udhëzon mbajtjen e maskave mbrojtëse
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të duhet të mbajnë maska mbrojtëse për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, ka vendosur qeveria maqedonase.
Sipas një dekreti të Qeverisë së Maqedonisë Veriore, pajisjet mbrojtëse në fytyrë duhet të vishen në të gjitha hapësirat publike të mbyllura ku ka më shumë njerëz, siç janë tregjet, dyqanet, bankat, zyrat postare, institucionet shtetërore dhe shëndetësore dhe transporti publik.
Në hapësirën e hapur, maska duhet të vendosen në tregje dhe vende ku nuk ka mundësi të mbahet një distancë fizike prej dy metrash.
Qytetarët nuk obligohen t'i vendosin ato kur janë në oborret e tyre, në biçikletë, kur luajnë sporte individuale ose ngasin makinën.