Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar.
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
09:48 23.4.2020

Vendosja e maskave do të bëhet e detyrueshme në Gjermani

Të gjitha shtetet gjermane kanë bërë të ditura planet për ta bërë të detyrueshme vendosjen e maskave, me qëllim të luftimit të koronavirusit të ri.

Bremeni ka qenë rajoni i parë federal që ka mbështetur masat, pasi Senati i tij ka konfirmuar vendimin të premten.

Vendosja e maskave do të jetë e detyrueshme kur përdoret transporti publik në gjithë Gjermaninë dhe gati të gjitha shtetet do të marrin vendim për vendosjen e tyre edhe gjatë blerjeve nëpër dyqane.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka rekomanduar fuqishëm vendosjen e tyre javën e kaluar, kur ka lehtësuar masat e izolimit në nivel kombëtar.

Shtete të ndryshme kanë marrë vendime të ndryshme sa u përket udhëzimeve për përdorim të maskave.

Austria i ka bërë ato të detyrueshme gjatë blerjeve nga fillimi i këtij muaji, ndonëse Zvicra ka njoftuar të mërkurën se nuk të kërkojë vendosjen e tyre nga qytetarët, teksa lehtëson masat e izolimit.

Instiuti gjerman, Robert Koch ka konfirmuar për 145,694 persona të prekur dhe 4,879 të vdekur si pasojë e koronavirusit të ri në Gjermani.

09:16 23.4.2020

A mund të jetë gjaku i të shëruarve ilaç për pacientët me COVID-19?

Transfuzioni i antitrupave nga të shëruarit te pacientët e sëmurë, krijon atë që njihet si imunitet pasiv, duke u ndihmuar atyre të luftojnë infektimin. Kjo është një metodë e paprovuar për të luftuar koronavirusin - por nuk është e re për mjekësinë. Ajo ishte përdorur gjatë pandemisë së vitit 1918, por edhe më herët, kundër sëmundjes së difterisë.

A mund të jetë gjaku i të shëruarve ilaç për pacientët me COVID-19?
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:03:53 0:00

08:52 23.4.2020

Foshnja njëmuajshe shërohet nga koronavirusi

Tajlanda e ka nisur ditën e enjte me lajm të mirë.

Një foshnjë njëmuajshe është shëruar nga koronavirusi në këtë vend, kanë njoftuar autoritetet.

Mjekët kanë përdorur katër ilaçe të ndryshme për ta shëruar foshnjën, është thënë në raportin e agjencisë së lajmeve, Reuters.

“Strategjia e përdorur për ta trajtuar këtë foshnje ka qenë duke i dhënë ilaçe për 10 ditë. Ne e kemi kontrolluar atë çdo ditë dhe pas pesë ditëve, incizimet kanë treguar për shërimin e tij gradual”, ka thënë Visal Moolasart nga Insituti për Sëmundje Infektuese në Bankok.

Deri më tani në këtë vend është raportuar për 2,826 persona të infektuar dhe 49 të vdekur si pasojë e koronavirusit të ri.

08:32 23.4.2020

Pezullohet dhënia e leje-qëndrimit të përhershëm në SHBA

Presidenti amerikan, Donald Trump ka nënshkruar urdhrin ekzekutiv për të pezulluar përkohësisht dhënien e leje-qëndrimit të përhershëm në Shtetet e Bashkuara.

Kjo masë, që përjashton disa kategori, do të zbatohet për 60 ditë dhe më pas mund të zgjatet, ka thënë ai.

Trump ka thënë se ky urdhër është menduar për të mbrojtur vendet e punës për amerikanët, në një ekonomi të dëmtuar nga koronavirusi.

Kritikët kanë akuzuar atë se po shfrytëzon pandeminë për të zbatuar politikat e tij të ashpra për migrimin në vitin zgjedhor në SHBA.

“Kjo gjë do të sigurojë që amerikanët e papunë nga të gjitha profilet, do të jenë të parët në listë për punë, teksa ekonomia jonë rihapet”, ka thënë Trump nga Shtëpia e Bardhë.

Ky vendim pritet t’i japë fund praktikës së dhënës së leje-qendrimit të përhershëm për familejet e gjera, të cilat presidenti amerikan i konsideron si zinxhir të migrimit.

Megjithatë, vendimi bën përjashtim për gratë apo burrat e amerikanëve dhe fëmijët jashtë martesës nën moshën 21-vjeçare.

Urdhri i nënshkruar nga Trump ka pezulluar edhe Lotarinë e Vizave për Diversitet, nga e cila kanë fituar të drejtën e qëndrimit në SHBA rreth 50,000 persona në vit.

Shtetet e Bashkuara janë goditur më së keqi në botë nga koronavirusi i ri, pasi mbi 800,000 persona janë infektuar ndërkohë që mbi 46,000 pacientë kanë vdekur.

Presidenti amerikan, Donald Trump.
Presidenti amerikan, Donald Trump.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG