Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar.
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
12:52 24.4.2020

Në Spanjë vazhdon të bie numri i viktimave nga koronavirusi

Spanja ka regjistruar numrin më të ulët, në baza ditore, të vdekjeve nga koronavirusi, në më shumë se një muaj.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 367 viktima. Numri i përgjithshëm i të vdekurve ka arritur në 22,524.

Spanja, një anëtare e Bashkimit Evropian, është ndër vendet më të goditura në botë nga koronavirusi.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 213,024, sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins në Shtetet e Bashkuara.

Para saj, në vend të parë, janë Shtetet e Bashkuara me 869,172 të infektuar dhe 49,963 viktima.

12:10 24.4.2020

Koronavirusi, në “favor” të të eturve për pushtet

Pandemia e koronavirusit ka gjunjëzuar botën, por është shfrytëzuar si mundësi edhe nga disa udhëheqës për të forcuar pushtetin. Liderët, që janë parë më herët si autoritarë të butë, kanë rritur kontrollin. Sheti i mbikëqyrjes është bërë mënyrë e jetesës edhe në disa demokraci.​

Koronavirusi, në “favor” të të eturve për pushtet
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:08:38 0:00

11:58 24.4.2020

Beyonce dhuron 6 milionë dollarë për tejkalimin e krizës së pandemisë

Ylli i pop muzikës Beyonce do të dhurojë 6 milionë dollarë për të ndihmuar në përpjekjet për luftimin e pandemisë së koronavirusit.

Fondacioni i Beyonce "BeyGood" përmes një njoftimi tha se paratë do të dhurohen për organizatat e vogla të komunitetit, si dhe shërbimet e shëndetit mendor nëpër qytetet e SHBA-së.

Beyonce e ka potencuar gjithashtu ndikimin jo të barabartë që ka virusi tek amerikanët me ngjyrë.

"Amerikanët me ngjyrë në mënyrë jo të barabartë i përkasin pjesëve thelbësore të fuqisë punëtore që nuk kanë luksin e punës nga shtëpia, dhe komunitetet afrikano-amerikane në përgjithësi janë prekur rëndë në këtë krizë", tha ajo në një video në Instagram.

"Ky virus po vret njerëzit me ngjyrë me një normë alarmante të lartë këtu në Amerikë. Ju lutemi mbroni veten, ne jemi një familje dhe ne kemi nevojë për ju", ka thënë Beyonce.

11:26 24.4.2020

Niveli i papunësisë në Gjermani do të shënojë rritje

Rreth 520,000 njerëz do të mbesin të pa punë në Gjermani dhe kjo shifër do të arrijë në 3 milionë këtë vit, tha Instituti për Hulumtimin e Tregut të Punës IAB.

Pandemia e koronavirusit ka paraqitur pengesa për ekonominë gjermane dhe shumë njerëz kanë mbetur të pa punë.

Në një studim hulumtues të botuar të premten, Instituti tha se pritet që ekonomia e Gjermanisë të zvogëlohet me 8.4% në vitin 2020, si rezultat i pandemisë.

"Ky do të jetë recesioni më i keq që nga Lufta e Dytë Botërore", tha Instituti.

Më 23 prill, kancelarja gjermane, Angela Merkel ka thënë se kontrollimi i koronavirusit të ri, përbën sfidë të madhe për kohezionin e Evropës.

“Kjo është sfida më e madhe prej Luftës së Dytë Botërore, për jetën dhe shëndetin e njerëzve tanë”, ka thënë ajo para Parlamentit gjerman.

Të enjten, udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord për një angazhim të përbashkët në sigurimin e një fondi për të ndihmuar në rikuperimin nga pandemia e koronavirusit, megjithëse kanë mosmarrëveshje për disa pika, tha kancelarja gjermane Angela Merkel të enjten.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG