Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar.
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
18:59 24.4.2020

Belgjika nis lehtësimin e masave të izolimit në maj

Autorietet në Belgjikë kanë vendosur të nisin lehtësimin e masave të izolimit nga koronavirusi gjatë muajit maj.

Transmetuesi belg RTBF tha se heqja graduale e kufizimeve do të nisë nga 4 maji, me hapjen e disa dyqaneve më të mëdha dhe nisjen e disa orëve mësimore.

Në Belgjikë, aktualisht vetëm dyqanet që shesin ushqime, dyqanet për riparim të pajisjeve shtëpiake dhe barnatoret mund të hapen.

Distancimi fizik do të vazhdojë të mbetet rekomandim strikt, tha RTBF.

Belgjika ka mbi 44,000 raste të të infektuarve me koronavirus dhe 6,679 viktima.

18:37 24.4.2020

Arrin në 2,600 numri i viktimave në Turqi

Turqia ka shënuar në 24 orët e fundit edhe 109 viktima nga koronavirusi, si dhe 3,122 të infektuar të rinj.

Me këto shifra, numri i përgjithshëm i viktimave shkon në 2,600, ndërsa i të infektuarve në 104,912, tha Ministria e Shëndetësisë.

Sipas saj, mbi 21,700 vetë janë shëruar tashmë nga koronavirusi, i cili e shkakton sëmundjen e rrugëve të frymëmarrjes, të njohur si COVID-19.

Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë e Turqisë tha se janë testuar 38,351 persona.

18:29 24.4.2020

Nismë globale për të përshpejtuar gjetjen e vaksinës kundër COVID-19

Kombet e Bashkuara i bashkuan forcat edhe me udhëheqës botërorë dhe me sektorin privat në një nismë për përshpejtimin e gjetjes së vaksinës për koronavirus dhe për sigurimin e qasjes së barabartë për të gjithë.

“Ky është një bashkëpunim i rëndësishëm për të përshpejtuar zhvillimin, prodhimin dhe shpërndarjen e barabartë të vaksinave dhe terapive për COVID-19 [sëmundjen që e shkakton koronavirusi]”, tha shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

"Angazhimi ynë i përbashkët është që t’iu sigurojmë të gjithë njerëzve qasje në të gjitha mjetet për të mposhtur COVID-19", tha ai.

“Të bashkuar, ne mund të luftojmë virusin”, tha Tedros.

Mbledhja, përmes video-konferencës, është bashkudhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe Melinda Gates nga Fondacioni Bill dhe Melinda Gates.

Aty morën pjesë edhe shefi i OKB-së, Antonio Guterres, dhe liderë botërorë, si kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa.

Në të gjithë botën, mbi 2.7 milionë njerëz janë infektuar me koronavirus, ndërsa mbi 190,000 kanë vdekur.

17:53 24.4.2020

Infografikë:

Çfarë duhet të veshin të gjithë mjekët?

Çfarë duhet të veshin të gjithë mjekët?
Çfarë duhet të veshin të gjithë mjekët?

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG