Në izolim, dhuna në familje në rritje
Derisa miliona njerëz po strehohen në shtëpi gjatë pandemisë se koronavirusit, rastet e dhunës në familje po rriten në Rusi, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në mbarë botën.
Në Kosovë arrin kontingjenti i dytë i pajisjeve mjekësore nga Turqia
Ministria e Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës ka njoftur se të premten ka arritur kontingjenti i dytë i pajisjeve mjekësore nga Republika e Turqisë për ballafaqim me Covid-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.
Ky kontingjent përfshin pajisje mbrojtëse profesionale për personelin shëndetësor, aparaturë dhe pajisje tjera mjekësore.
Kontingjenti i parë i ndihmave nga Turqia në Kosovë ka arritur më 8 prill.
Edhe ajo dërgesë ka përmbajtur maska mbrojtëse, doreza, veshje për personelin shëndetësor, teste dhe respiratorë.
Italia raporton numrin më të ulët të viktimave qysh më 19 mars
Italia regjistroi të premten numrin më të ulët të viktimave nga koronavirusi, brenda një dite, qysh më 19 mars.
Sipas Agjencisë për Mbrojtjen Civile, 420 pacientë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, krahasuar me 464 në 24-orëshin paraprak.
Megjithatë, numri i të infektuarve të rinj u rrit në 3,021 nga 2,646 sa ka qenë të enjten.
Numri total i viktimave në Itali ëshë 25,969 - më i larti në botë pas Shteteve të Bashkuara.
Në SHBA, numri i të vdekurve nga koronavirusi ka kaluar të premten 50,000.
Disa këshilla nga Organizata Botërore e Shëndetësisë:
Shtatzënia dhe gjidhënia për gratë e prekura me COVID-19