Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar.
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
21:33 25.4.2020

Jetimoret bjelloruse kërkojnë ndihmë pas përhapjes së koronavirusit

Të paktën 23 persona janë infektuar me koronavirusin e ri në një jetimore për fëmijë me nevoja të veçanta në Bjellorusi.

Jetimorja Vesnova në qendër të rajonit Hlusk është shtëpi për 174 fëmijë dhe të rinj me nevoja të veçanta dhe sistem të dobët imunitar.

Të enjten është bërë e ditur se 10 pjesëtarë të stafit dhe 13 fëmijë janë prekur nga sëmundja Covid-19 që shkakton koronavirusi.

Ky institucion i ka kërkuar Qeverisë bjelloruse për t’i zhvendosur të sëmurët në hotele apo hapësira tjera akomodimi.

Themeluesja e jetimores, Adi Roche ka thënë se situata është “kritike” dhe se disa fëmijë janë “jashtëzakonisht të sëmurë”.

“Nuk kemi ilaçe. Ne jemi shumë të shqetësuar dhe ndihemi që nuk mund të braktisim fëmijët”, ka thënë ajo për transmetuesin publik irlandez, RTE.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, deri më tani në Bjellorusi është raportuar për 8,773 persona të infektuar dhe 67 të vdekur si pasojë e koronavirusit të ri.

21:00 25.4.2020

Mbi 2,700 të vdekur nga koronavirusi në Turqi

Numri i të vdekurve nga koronavirusi në Turqi është rritur për 106, duke e çuar numrin total të viktimave në 2,706 kanë thënë autoritetet të shtunën.

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar edhe për 2,861 persona tjerë të infektuar në 24 orët e fundit, që i bie se numri total i të infektuarve në këtë shtet ka arritur në 107,773.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, Turqia është shteti i shtatë me numrin më të madh të të prekurve nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Autoritetet turke kanë marrë vendim të enjten për izolim katërditor në 31 provinca me qëllim të luftimit të koronavirusit.

Ky vendim është marrë në kohën e nisjes së Muajit të Shenjtë të Ramazanit.

Ka pasur raportime se presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka tentuar ta ndalë valën e virusit pa e mbyllur krejtësisht ekonominë.

Megjithatë, mjekët, unionet tregtare dhe opozita janë ankuar se presidenti nuk ka marrë masa mjaftueshëm.

20:30 25.4.2020

Sopranoja kosovare që po afron publikun me operën

Kohën e izolimit, sopranoja kosovare, Arta Jashari, po e shfrytëzon për të përkthyer veprat e famshme të operës në gjuhën shqipe, në mënyrë që ta afrojë edhe më shumë publikun kosovar me artin e operës.​

Sopranoja kosovare që po afron publikun me operën
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:01:50 0:00

20:04 25.4.2020

Mbi 200,000 persona të vdekur nga koronavirusi në botë

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, mbi 200,000 persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit në gjithë botën.

Deri më tani është raportuar për mbi 2.8 milionë persona të prekur me sëmundjen Covid-19, që shkakton koronavirusi i ri.

Këto të dhëna janë bërë të ditura pasi numri i viktimave në Shtetet e Bashkuara ka arritur në mbi 50,000.

SHBA-ja përndryshe përbën territorin e prekur më së keqi nga kjo sëmundje.

Më 11 janar, media shtetërore kineze ka raportuar rastin e parë të infektimit me këtë virus, dhe nga ajo kohë, ai është përhapur në më shumë se 210 shtete dhe territore.

Përveç Evropës, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur alarmin për trendin e përhapjes së kësaj sëmundjeje në Afrikë, Evropën Lindore, Amerikën Qendrore dhe Amerikën Jugore.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG