Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar.
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
16:15 26.4.2020

Dalja e parakohshme nga izolimi “do të ishte e rrezikshme”

Muhammad Munir, virolog në Universitetin Lancaster të Mbretërisë së Bashkuar, thotë se qeveritë dhe zyrtarët e shëndetit publik kanë nevojë për shumë më tepër të dhëna për koronavirusin, përpara se të vendosin për lehtësimin e masave të izolimit. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ai thotë se valë e dytë e infektimeve mund të ketë një ndikim edhe më të keq se e para.

Intervistën e plotë mund ta lexoni në këtë link.

15:48 26.4.2020

Anglia raporton për 336 viktima të reja nga COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit numri i njerëzve që kanë vdekur nga koronavirusi në spitalet e Anglisë është 336.

Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 18, 420, njoftoi Shërbimi Kombëtar i Shëndetit.

Pacientët që vdiqën ishin të moshës midis 28 dhe 100 vjeç.

Shifrat për Mbretërinë e Bashkuar në tërësi do të publikohen më vonë gjatë ditës.

Ndërkohë sekretari i Jashtëm britanik, Dominic Raab, ka thënë se duhet ndërmarrë "hapa të kujdesshëm" kur bëhet fjalë për lehtësimin e masave të izolimit.

Ai i tha BBC se është pikëlluese fakti se numri i viktimave në Britani të Madhe është mbi 20,000, por që sipas tij, kjo shifër mund të ishte edhe më e lartë, pa masa të rrepta të kufizimit të lëvizjes.

Disa njerëz ecin me maska mbrojtëse në fytyrë gjatë kohës së pandemisë në Londër.

15:23 26.4.2020

Rritet numri i të shëruarve nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut ka shënuar numrin rekord të të shëruarve nga COVID-19 brenda një dite.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për 126 persona që janë shëruar nga koronavirusi, duke e çuar në 500 numrin e të shëruarve në nivel vendi.

Gjatë 24 orëve të fundit, nga 335 teste të kryera, janë konfirmuar si të infektuar 19 persona, ndërkohë që numri i përgjithshëm i të infektuarve arrin në 1,386. Prej tyre, 825 janë ende pozitiv, dhe po trajtohen në institucione shëndetësore dhe në kushte shtëpiake.

Sa i përket viktimave, Ministria ka njoftuar për dy raste të reja, një në Shkup dhe një tjetër në Kumanovë. Dy personat sipas njoftimit kanë vuajtur edhe nga probleme tjera shëndetësore.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve ka arritur në 62.

Infografikë:

Shkupi dhe Tetova gjatë karantinës

Shkup
1/10 Shkup
Në rrugët e Shkupit dhe Tetovës në Maqedoninë e Veriut, vërehen vetëm ekipet policore që kontrollojnë lëvizjet e qytetarëve me leje të posaçme dhe punonjësit e higjienës komunale. Qeveria ka vendosur masa të veçanta për tri qytete, Tetovën Kumanovën dhe Prilepin si rezultat i shtimit të numrit të rasteve në këto qytete, dhe është kërkuar që të ndërpritet transporti publik dhe privat, si dhe të ndalohen të gjitha hyrjet dhe daljet në Tetovë nga komunat e Pollogut dhe të Shkupit.
Shkup
2/10 Shkup

3/10 Shkup

4/10 Shkup

5/10 Shkup

Tetovë
6/10 Tetovë

7/10 Tetovë

8/10 Tetovë

9/10 Tetovë

10/10 Tetovë

Previous slide
Next slide

15:13 26.4.2020

Situata me pandeminë në Kroaci po shkon drejt përmirësimit, thonë autoritetet

Në Kroaci gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 14 raste me koronavirusin e ri, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 2.030, tha ministri kroat i Shëndetësisë, Vili Berosh.

Ai tha në një konferencë për media se është shënuar edhe një viktimë nga sëmundja COVID019.

Bëhet fjalë për një person që ishte banor i një shtëpie pleqsh, njoftoi Radio Televizioni i Kroacisë.

Në Kroaci, 55 njerëz kanë vdekur deri më tani, ndërsa 1,103 njerëz janë shëruar nga virusi.

Ky vend ka testuar gjithsej 31.622 persona.

Drejtoresha e Klinikës së Sëmundjeve Infektive në Zagreb, Alemka Markotiq, tha se situata po shkon drejt përmirësimit, "siç dëshmohet edhe nga fakti se ka gjithnjë e më shumë vende në spital për pacientë të rinj".

Një punëtore mban maska mbrojtëse për fytyrë në fabrikën DES në Kroaci.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG