Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar.
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
14:01 27.4.2020

Në Belgjikë bie numri i pacientëve në spitale

Belgjika ka njoftuar për numrin më të ulët të pacientëve që kanë kërkar ndihmë shëndetësore në spitalet e vendit. Gjatë 24 orëve të fundit vetëm 127 persona kërkuan ndihmë mjekësore.

Ky është numri më u ulët që nga 18 marsi.

Kanë kaluar shtatë javë që prej se ky vend ka ndërmarrë masa të izolimit për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve është 46,687.

Autoritetet kanë njoftuar se që nga 4 maji do të fillojnë me lehtësimin e masave të izolimit.

13:29 27.4.2020

IKSHPK thotë se është nën presion nga individë dhe organizata të ndryshme

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), u bën thirrje qytetarëve dhe individëve nga organizata të ndryshme që të ndalin presionet mbi këtë institucion dhe të mos pengojnë punën e tij.

"IKSHPK e kupton shqetësimin e secilit qytetar për statusin e gjendjes së tij shëndetësore, por nuk mund t’i nënshtrohet diktatit të secilit që vet-vlerëson se duhet të testohet, pasi që një përgjegjësi e tillë i takon IKSHPK", thuhet në njoftim.

Instituti nuk emërton asnjë institucion apo individ që ndërlidhet me këto presione të pretenduara.

Sipas IKSHPK-së, nga data 8 shkurt deri më 26 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare, janë testuar gjithsej 6.479 raste të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 763 raste.

13:18 27.4.2020

Kur është koha për të dalë nga izolimi?

Pas disa javësh, e në disa raste muajsh, të izolimit fizik dhe ekonomik, për shkak të koronavirusit, qytetarët dhe udhëheqësit politikë në gjithë botën janë të etur për t’iu dhënë fund këtyre bllokadave. Pyetja është: si?

Kur është koha për të dalë nga izolimi?
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:09:12 0:00

12:54 27.4.2020

Pandemia mund të krijojë 'fatkeqësi të të drejtave të njeriut'

Komisionarja e Lartë e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet, u bëri thirrje vendeve të përmbahen nga shkelja e të drejtave të njeriut derisa marrin masa të jashtëzakonshme për të luftuar pandeminë e koronavirusit.

"Vendet po minojnë sundimin e ligjit në emër të luftimit të pandemisë së koronavirusit duke shkaktuar një fatkeqësi për të drejtat e njeriut", tha ajo.

"Masat urgjente nuk duhet të jenë një armë që qeveritë mund ta përdorin për të minuar kundërshtimin, pastaj për të kontrolluar popullatën dhe madje edhe të zgjasin kohën e tyre në pushtet", tha Bachelet.

"Ato duhet të përdoren për të përballuar në mënyrë efektive me pandeminë - asgjë më shumë, asgjë më pak", shtoi ajo.

Komentet e saj erdhën pasi më shumë se 200,000 njerëz kanë vdekur dhe gati tre milionë janë infektuar nga koronavirusi i ri, i cili u shfaq në Kinë në fund të vitit të kaluar.

Bachelet pranoi se shtetet kanë të drejtë të kufizojnë disa të drejta për të mbrojtur shëndetin publik, por ajo këmbënguli që çdo kufizim duhet të jetë i nevojshëm, proporcional dhe jo-diskriminues, dhe gjithashtu i kufizuar në kohëzgjatje, raporton AFP.

Shefja e Kombeve të Bashkuara për të Drejta të Njeriut, Michelle Bachelet.
Shefja e Kombeve të Bashkuara për të Drejta të Njeriut, Michelle Bachelet.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG