Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar.
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
16:55 27.4.2020

Turqia arreston mbi 400 vetë për postime “të pabaza” për pandeminë

Autoritetet në Turqi arrestuan 402 persona, nën dyshimet se kanë bërë postime “të pabaza dhe provokuese” në mediat sociale, në lidhje me pandeminë e koronavirusit, tha të hënën Ministria e Brendshme e Turqisë.

“Në 42 ditët e kaluara, 6,362 llogari në mediat sociale janë analizuar; 855 të dyshuar janë konfirmuar, ndërsa 402 janë kapur”, njoftoi Ministria e Brendshme përmes një postimi në Twitter, por nuk dha detaje të tjera.

Një zyrtar i ministrisë i tha agjencisë AFP se shifra është e ndarë nga 410 personat e arrestuar në fund të marsit, nën dyshime të ngjashme.

Qeveria turke ka ndërmarrë disa masa për të frenuar përhapjen e koronavirusit, duke mbyllur shkollat dhe restorantet dhe duke urdhëruar orë policore në fundjavë.

Turqia ka regjistruar mbi 2,800 viktima nga koronavirusi dhe mbi 110,000 raste të të infektuarve.

16:41 27.4.2020

Në izolim, dhuna në familje në rritje

Derisa miliona njerëz po strehohen në shtëpi gjatë pandemisë se koronavirusit, rastet e dhunës në familje po rriten në Rusi, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në mbarë botën.

Në izolim, dhuna në familje në rritje
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:02:53 0:00

16:36 27.4.2020

Italia shpalos planet për dalje nga izolimi

Italia bëri publike planet për të lehtësuar masat e izolimit, të ndërmarra shtatë javë më parë për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Kryeministri Giuseppe Conte tha se masat do të lehtësohen nga 4 maji, duke u lejuar njerëzve t’i vizitojnë të afërmit e tyre “në një numër të vogël”.

Parqet, fabrikat dhe vendet e ndërtimit do të rihapen, ndërsa mësimi në shkolla nuk do të rinisë deri në shtator.

Vendimi vjen pasi Italia ka regjistruar numrin më të ulët të viktimave në 24 orë, pas disa javësh.

Autoritetet atje thanë se të dielën kanë vdekur 260 njerëz nga koronavirusi, që është numri më i ulët qysh më 14 mars.

Në total, Italia ka shënuar 26,644 viktima na koronavirusi – shifra më e lartë në Evropë.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, 197,675 njerëz janë infektuar atje.

Italianët janë izoluar qysh më 9 mars. Ata janë lejuar të dalin jashtë vetëm për nevoja thelbësore.

Masat e izolimit kanë nisur të lehtësohen pak më 14 prill, me rihapjen e disa dyqaneve të vogla dhe librarive.

15:59 27.4.2020

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë disa këshilla për gratë që janë shtatzëna në kohën e pandemisë:

Shtatzënia dhe gjidhënia për gratë e prekura me COVID-19

1/6
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë disa këshilla për gratë që janë shtatzëna në kohën e pandemisë së koronavirusit. Kjo organizatë po ashtu tregon se si duhet të veprojnë gratë e prekura nga sëmundja COVID-19, të cilat ushqejnë me gji fëmijët e tyre.
2/6

3/6

4/6

5/6

6/6

Previous slide
Next slide

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG