Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar.
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
19:50 27.4.2020

Disa këshilla nga Organizata Botërore e Shëndetësisë:

19:37 27.4.2020

Mbi 3 milionë njerëz të infektuar me koronavirus

Numri i të infektuarve me koronavirus në gjithë botën ka kaluar tre milionë.

Sipas shifrave të publikuara nga Universiteti Johns Hopkins, 3,002,303 njerëz janë të prekur nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi.

Numri më i madh i të infektuarve është në Shtetet e Bashkuara: mbi 972 mijë.

Pas SHBA-së, në listë janë pesë vende evropiane: Spanja, Italia, Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar.

Në gjithë botën, mbi 208,000 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi.

19:08 27.4.2020

Johnson: Ky është një moment i rrezikut maksimal nga koronavirusi

Mbretëria e Bashkuar është në momentin e rrezikut maksimal nga koronavirusi, tha kryeministri britanik, Boris Johnson, duke iu bërë thirrje njerëzve që të mos e humbasin durimin në izolim.

Komentet e Johnsonit janë të parat prejse është shëruar nga koronavirusi.

Ai tha se i kupton shqetësimet e pronarëve të bizneseve, që “mezi presin të marrë fund izolimi”, por, shtoi Johnson, lehtësimi i shpejtë i masave kufizuese mund të çojë në rritje të numrit të rasteve dhe të viktimave, si dhe në “katastrofë ekonomike”.

“Kërkoj nga ju që të keni durim”, tha Johnson.

“Ka shenja të vërtetë se tani jemi duke kaluar kulmin e sëmundjes”, tha ai, duke shtuar se në spitale ka më pak pranime të reja.

Në Mbretërinë e Bashkuar, mbi 20,700 pacientë kanë vdekur nga koronavirusi, ndërsa janë infektuar mbi 154,000.

Johnson është diagnostikuar me koronavirus më 27 mars. Më 12 prill ka dalë nga spitali, ku ka qëndruar për disa ditë.

Kryeministri britanik, Boris Johnson.
Kryeministri britanik, Boris Johnson.

18:59 27.4.2020

Futbolli i Kosovës, ndërmjet pandemisë dhe garave evropiane

Bazuar në vendimin e fundit të Unionit të Federatave të Futbollit të Evropës (UEFA), ndeshjet në kampionatet e futbollit në Kosovë duhet të përfundojnë më së largu më 20 korrik dhe tashmë Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) do të nisë përgatitjet për rifillimin e garave, të cilat janë ndërprerë për shkak të pandemisë së koronavirusit, njoftojnë zyrtarët e kësaj federate.

Siç thonë ata, më 21 prill, UEFA ka mbajtur video-konferencë me të 55 anëtarët e kësaj federate, ku është diskutuar çështja e rifillimit të kampionateve dhe ndeshjet parakualifikuese për edicionin e ri në Ligën e Kampionëve, si dhe për Ligën e Evropës të UEFA-s.

Sipas tyre, ky vendim i UEFA-s vlen për të gjitha vendet që janë të renditura mbi numrin 16 të ranglistës së UEFA-s, ndërkaq të parat kanë afat deri më 2 gusht.

Artikullin e plotë mund ta lexoni këtu.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG