Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar.
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
22:42 29.4.2020

Sllovenia fillon me lehtësimin e masave të izolimit

Sllovenia do të lehtësojë masat e izolimit duke filluar nga data 30 prill.

Kryeministri slloven, Janez Jansha, tha se kufizimet që janë vendosur në mesin e muajit mars për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri, kanë treguar rezultate dhe se vendi ka treguar më shumë sukses sesa fqinjët në parandalimin e përhapjes së sëmundjes.

Për këtë, ai falenderoi qytetarët që iu janë përmbajtur rregullave të kufizimit.

Sllovenia ka 2 milionë banorë dhe kufizohet me Italinë, Austrinë, Hungarinë dhe Kroacinë.

Deri më tani në këtë vend janë konfirmuar 1418 raste me koronavirusin e ri dhe 89 vdekje.

Kryeministri Jansha tha se Sllovenia është gjithashtu në mesin e vendeve që kanë pësuar më pak dëme ekonomike dhe sociale për shkak të përgjigjes së shpejtë të qeverisë e cila përfshinte edhe një ndihmë financiare prej rreth 3 miliardë eurosh për ndërmarrjet dhe qytetarët që kanë pësuar nga epidemia.

Ai tha se përveç lehtësimeve në kufizimet e lëvizjes, ditët në vijim do të hapen bibliotekat, muzetë, dhe disa biznese.

Të hënën disa qindra njerëz protestuan në rrugët e qyteteve të ndryshme sllovene kundër qeverisë së qendrës së djathtë të Janshës dhe kufizimeve që ka vendosur për shkak të pandemisë.

Sllovenia mbylli të gjitha shkollat, baret, restorantet, hotelet, qendrat kulturore dhe sportive, dyqanet (përveç dyqaneve të ushqimit dhe barnatoreve), dhe pezulloi transportin publik në mes të muajit mars.

Vendi ka ndaluar çdo shoqërim në hapësira publike dhe i ka vendosur në karantinë të detyrueshme, shumicën e njerëzve që hyjnë në territorin e tij.

22:03 29.4.2020

Franca ende me numër të lartë të vdekjeve nga koronavirusi

Të mëkurën, numri i personave që kanë vdekur nga koronavirusi në Francë u rrit për 427.

Ministria e Shëndetësisë tha përmes një deklarate se numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 24,087.

Sipas ministrisë, numri i personave me COVID-19 është 128,442, dhe vetëm të mërkurën janë konfirmuar 1.607 raste.

21:52 29.4.2020

BB: Ekonomia e Shqipërisë mund të tkurret për 5%

Ekonomia e Shqipërisë, mund të tkurret për 5 për qind në vitin 2020 për shkak të krizës së pandemisë por edhe tërmetit që la 17 mijë të pastrehë në fund të vitit të kaluar.

Banka tha se varësia nga turizmi, lidhjet e ngushta me Italinë e goditur më së shumti nga pandemia, dhe mundësitë e kufizuara fiskale janë faktor për situatën ekonomike të Shqipërisë.

"Edhe sipas skenarit fillestar, i cili supozon se shumica e aktiviteteve ekonomike mund të rifillojnë deri në fillim të verës, ekonimia pritet të zvogëlohet me 5% në vitin 2020", tha Banka Botërore.

Sidoqoftë, banka tha që parashikimi i saj kishte një shkallë jashtëzakonisht të lartë të pasigurisë.

21:22 29.4.2020

“Është normale nëse nuk ndjeheni mirë” në kohë të pandemisë

“Kjo është një lloj situate që e shpërthen atë fluskën tuaj të mbrojtjes”, thotë Andreas Kappes, psikolog në Universitetin e Londrës, duke iu referuar gjendjes që ka krijuar pandemia e koronavirusit. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Kappes thotë se kjo është një situatë që “na lejon të ndjehemi joproduktivë”, ndërsa atyre që reagojnë me “ankth të ekzagjeruar ndaj pasigurisë”, ai u sugjeron të kërkojnë ndihmë nga profesionistët shëndetësorë.​

Intervistën e plotë mund ta lexoni në këtë link.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG