Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar.
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
15:06 1.5.2020

I papunë në kohë pandemie

Mehdi Mala 41 vjeç ka mbetur pa punë për shkak të masave emergjente, që kanë detyruar shumë biznese të mbyllen.

Paga që ai ka marrë në një kompani private, ka qenë burimi kryesor i të ardhurave për familjen e tij katër anëtarëshe.

"Kam qenë i angazhuar në një kompani e cila kryen shërbime hoteliere, kryesisht në ndërtesat qeveritare dhe na është dashur të ndërprejmë punën më datën 13 mars, sipas vendimit të qeverisë”, thotë ai.

Mbyllja e aktiviteteve hoteliere ka qenë një nga masat e para për parandalimin e përhapjes së koronavirusit që janë marrë nga Qeveria në detyrë e Kosovës.

Mala, i cili kishte punuar deri më datën 13 mars, thotë se ka marrë vetëm pagën e muajit mars dhe se në muajin prill nuk do të paguhet.

“Rrogat e marsit kompania i ka shpërndarë, por nuk kemi më ndonjë vendim nga kompania për vazhdim të punës”, thotë ai.

Pas mbylljes së shumë aktiviteteve biznesore, Qeveria në detyrë e Kosovës, ka marrë vendim që përmes një pakoje emergjente fiskale të ndihmojë punëtorët dhe kompanitë e prekura nga masat kundër koronavirusit.

Sipas Malajt, kompania që ai ka punuar, ka bërë aplikimin për të përfituar nga pakoja emergjente, megjithatë, ai shton se ende nuk ka marrë këto mjete, që sipas tij, janë të pamjaftueshme.

“Njëqind e shtatëdhjetë euro nuk janë as për së afërmi të mjaftueshme, por ne po besojmë që kompania do të na kompensojë edhe pjesën tjetër të pagës”, thotë ai.

Lexoni rrëfimin e tij të plotë, duke klikuar këtu.

14:48 1.5.2020

Japonia "do ta zgjasë" gjendjen e jashtëzakonshme

Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, ka paralajmëruar se mund të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme të vendit për rreth një muaj.

Abe tha se vendimi i tij do të bazohet nga një analizë e paneli ekspertësh, të cilët kanë vlerësuar se përkundër faktit që numri i rasteve më COVID-19 ka shënuar ulje, situata nuk është aq e mirë.

"Falë përpjekjeve të qytetarëve tanë, ne kemi arritur të shmangim një shpërthim rastesh siç është parë në vendet tjera. Por, situata mbetet e rëndë dhe ne duhet të kërkojmë bashkëpunim të mëtejshëm nga kombi ynë", tha kryeministri Abe.

Japonia, me një popullsi prej 126 milionë banorësh, ka pasur më shumë se 14,000 raste dhe 430 vdekje nga Covid-19, sipas Universitetit Johns Hopkins.

14:11 1.5.2020

Spanja raporton për 281 vdekje të reja nga koronavirusi

Në 24 orët e fundit, Spanja regjistroi 281 vdekje nga koronavirusi ri, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 24.824.

Të enjten numri i vdekjeve ishte 268.

Spanja, e cila ka regjistruar gjithsej 215 216 pacientë të infektuar me koronavirus, është në vendin e katërt në botë për nga numri i vekjeve pas Shteteve të Bashkuara, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Në fillim të prillit, ky vend ka shënuar kulmin e pandemisë me 950 vdekjeve brenda një dite.

Numri i të shëruarve ka arritur në 114.678.

Si një shenjë tjetër e lehtësimit të krizës, autoritetet të premten mbyllën një spital të improvizuar të cilin e kishin hapur në fund të muajit mars.

Megjithatë, pajisjet do të qëndrojnë aty, në rast se ka një valë të re të të infektuarve.

Gjatë fundjavës Spanja do të lehtësojë më shumë masat e rrepta të izolimit, duke lejuar individët të largohen nga shtëpia për aktivitete sportive.

13:08 1.5.2020

Shqipëria me numër të ulët të rasteve të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë kryer 245 testime nga të cilët vetëm 9 kanë dalë pozitiv në COVID-19.

Rovena Daja, nga Instituti i Shëndetit Publik, tha se janë konfirmuar pesë raste në Tiranë dhe katër në Krujë.

Që nga fillimi i epidemisë në Shqipëri janë konfirmuar si të infektuar 782 qytetarë. Prej tyre 488 janë shëruar.

"Situata epidimiologjike paraqitet e qëndrueshme. Kjo tregon se masat e marra, kanë bërë të mundur që sistemi shëndetësor të mos mbingarkohet" tha Daja.

Nga data 4 maj, masat e izolimit në Shqipëri do të fillojnë në lehtësohen, mirëpo autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të respektojnë rregulin e distancimit fizik për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG