Shpjegimi i koronavirusit për fëmijët
Kjo është një video e krijuar për fëmijët e moshës 3 deri në 8 vjeç. Në të përdorën terma të thjeshtë për t'i ndihmuar ata të kuptojnë pse është kaq i rëndësishëm qëndrimi në shtëpi derisa përhapja e koronavirusit vazhdon.
Kina shënon rritje të turizmit
Qytetet më të populluara të Kinës kanë shënuar një rritje të vizitorëve më 1 maj. Numri i personave që kanë udhëtuar jashtë qyteteve të tyre është ngritur në 40 % që nga e premtja.
Rritja e udhëtimeve dhe shëtitjeve në periudhën më të madhe të turizmit në Kinë, mund të sjellë lehtësira në rikthimin e sektorit të hotelerisë që është goditur nga pandemia.
Qindra vende turistike janë rihapur derisa autoritetet janë duke bërë përpjekje për të përmirësuar ekonominë.
Kina ka shënuar më shumë se 23 milionë turistë vendorë më 1 maj, sipas statistikave zyrtare.
Por, krahasuar me vitin 2019 në periudhën e njëjtë, Kina ka shënuar 67,13 milionë turistë në ditë.
Disa turistë kanë qëndruar më afër shtëpive të tyre dhe kanë evituar vendet ku ende po luftohet me virusin.
Kina ka raportuar për një rast të ri me koronavirus më 1 maj, krahasuar me 12 të raportuar një ditë më parë.
Studentët kosovarë në Turqi kërkojnë të kthehen në Kosovë
Tringa Dreshaj është një nga shumë studentët kosovarë që kanë mbetur në Turqi që nga shfaqja e pandemisë së koronavirusit të ri.
Ajo ka mbetur e izoluar në Ankara prej se universiteti ku studion pezulloi aktivitetin si pasojë e masave të qeverisë turke në luftën kundër shpërndarjes së koronavirusit të ri.
Gjatë javëve të kaluara, Tringa thotë se ka kontaktuar shumë herë Ambasadën e Kosovës në Turqi duke kërkuar mundësimin e kthimit në Kosovë.
“Kemi bërë kërkesë individuale dhe grupore përmes Unionit Studentor të Shqiptarëve në Turqi në Ambasadën e Kosovës që ndoshta në formë grupore mund të na bëjnë një zgjidhje. Përgjigja e ambasadës ka qenë që nuk është asgjë në dorën tonë dhe e vetmja çfarë mund të bëjmë është të bëjmë trysni në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës që të realizojë një fluturim”, tha ajo.
Materialin e plotë mund ta lexoni këtu.
Sistemi i arsimit në Maqedoninë e Veriut vihet në sprovë pas koronavirusit të ri
Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Maqedoninë e Veriut nuk do të kthehen në objekte shkollore deri në shtator. Për shkak të sëmundjes me COVID-19 dhe evitimin e infektimeve në shkolla, Qeveria me propozim të Ministrisë së Arsimit, ka vendosur që viti shkollor të përmbyllet me mësim online, më 10 qershor.
Por, duke marrë parasysh se shumë nxënës për arsye të ndryshme fare pak janë kyçur në mësimin përmes platformave të ndryshme të internetit, në opinion ka nisur që tani debati, nëse institucionet kanë ndërmarrë masa për mbarëvajtje më të mirë të mësimit online.
Materialin e plotë mund ta lexoni këtu.