Ulje drastike e të infektuarve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut
Maqedonia e Veriut të dielën ka regjistruar vetëm 5 persona të infektuar me koronavirusin e ri, shifër kjo më e ulëta që nga paraqitja e rastit të parë, më 27 shkurt. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe dy viktima të reja, në Kumanovë dhe Strugë me çka numri i atyre që kanë humbur betejën me COVID-19 ka arritur në 84.
Ndërkohë, numri i të shëruarve sërish ka shënuar rritje të madhe, me 95 raste të reja. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i të shëruarve nga COVID-19 ka arritur në 945 ndërkohë që i të infektuarve është ulur në 482.
Në gjashtë qytete më nuk ka asnjë të infektuar, përfshirë edhe Dibrën ku ishte paraqitur rasti i parë dhe që ishte ndër vatrat e përhapjes së koronavirusit në Maqedoninë e Veriut.
Ndërkohë, 87 për qind e numrit më të madh të të infektuarve me COVID-19 janë vetëm në pesë qytete; Shkup, Kumanovë, Prilep, Tetovë dhe Veles.
Rastet e reja të personave të infektuar janë 2 në Shkup dhe nga një në Kumanovë, Tetovë dhe Prilep.
Me 249 teste, numri i përgjithshëm i testeve të kryera në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 17,246. Për shkak të uljes së numrit të personave me simptoma të koronavirusit është ulur edhe numri i testeve në bazë ditore që në disa raste ka arritur edhe shifrën e afër 700 testeve në ditë.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka bërë të ditur se të hënën Komisioni i sëmundjeve ngjitëse dhe Shtabi i krizës do të diskutojnë për masat e reja lehtësuese, si për lëvizjen e qytetarëve ashtu edhe për rifillimin e ekonomisë, por me masa kujdesi të veçantë.
Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, 75 persona kanë shkelur orën policore dhe 59 prej tyre janë shoqëruar në polici për procedurë të mëtejmë kundërvajtëse.
Prokuroria publike e Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se që nga aplikimi i gjendjes së jashtëzakonshme janë ngritur afër 1,500 padi për mosrespektim të masave për kufizimin e lëvizjes me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.
Vazhdon numri i ulët i rasteve të reja me COVID-19 në Shqipëri
Shqipëria po shënon ulje të numrit të personave të prekur me koronavirus.
Ministria e Shëndetësisë në një konferencë për media, bëri të ditur se në 24 orët e fundit janë regjistruar 6 raste të reja, ndërsa bëhet e ditur se Kruja është zona me numrin më të lartë të rasteve aktive në vend.
Nga 6 rastet e reja, 5 janë në Krujë dhe një në Tiranë, duke e çuar numrin e të prekurve në 795.
Sipas njoftimit të ministrisë, 67% e personave të prekur janë shëruar.
Nga data 4 maj, masat e izolimit në Shqipëri do të fillojnë në lehtësohen, mirëpo autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të respektojnë rregulin e distancimit fizik për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri.
Numri i vdekjeve në Britani nga COVID-19, mbi 28 mijë
Numri i viktimave në Mbretërinë e Bashkuar është rritur në 28,131 raste, me 621 të infektuar të ri që nga 1 maji.
Derisa Britania është shumë pranë Italisë me shpërthimin e pandemisë, kryeministri britanik, Boris Johnson, po përballet me kritika nga partitë opozitare që deklarojnë se qeveria nuk ka vepruar që në fazat e para të përhapjes së virusit.
Shtetet e Bashkuara kanë shënuar 64,740 viktima, duke u përcjellë nga Italia me 64,740 vdekje dhe pastaj Mbretëria e Bashkuar me 28,131 vdekje, ndërkaq Spanja 25,100.
Italia me një popullësi prej 60 milionë banorëve, tha se numri i vdekjeve është rritur për 474 të premten. Mbretëria e Bashkuar ka popullësi prej 67 milionë.
Xhamitë në Iran rihapen nga e hëna
Disa xhami në Iran pritet të rihapen nga dita e hënë, pas mbylljës për rreth dy muaj që nga përhapja e koronavirusit në vend.
Iranianët kanë përcjellur përmes programeve televizive predikimet fetare gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.
Presidenti iranian, Hassan Rouhani, tha se xhamitë në 132 vende të cilat janë më të sigurta nga virusi, u është dhënë drita e gjelbër për tu rihapur nga e hëna.
Rouhani shtoi se “xhamitë do të jenë të hapura edhe për lutjet e së premtes, por gjithmonë duke respektuar protokolet shëndetësore”.
Ai shtoi se një plan i ngjashëm do të zbatohet edhe për rihapjen e shkollave nga 16 maji.
Irani - që kishte një shpërthim të madh të pandemisë – ka shënuar 96,448 raste të prekura dhe 6,156 të vdekur. Rouhani said that a similar plan ëas in place for schools from 16 May.