Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar.
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
16:42 4.5.2020

BE-ja ndan 1 miliard euro për vaksinën kundër koronavirusit

Bashkimi Evropian u zotua të hënën se do të ndajë një miliard euro për kërkimet globale të vaksinës kundër koronavirusit.

Kjo është një përpjekje e "ekipit të Evropës", tha presidentja e Komisionit Evropian, Urusla von der Leyen, derisa bëri publike shifrën.

"Shkalla e përgjigjes sonë duhet të përputhet me shkallën e krizës", tha presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

"Këto janë ditë të errëta, por ato janë gjithashtu ditë që zbulojnë anën tonë njerëzore", shtoi ai.

Komentet u bënë gjatë një konference virtuale të donatorëve, për mbledhjen e fondeve për zhvillimin e vaksinës kundër koronavirusit.

16:28 4.5.2020

Irani rihap disa xhami

Irani i rihapi të hënën xhamitë në pjesët që konsiderohen me rrezik të ulët nga koronavirusi.

Ky vendim erdhi pasi autoritetet shëndetësore thanë se gati 80,000 njerëz të infektuar me koronavirus, janë shëruar dhe liruar nga spitalet.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Kianoush Jahanpour, tha se në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 74 vdekje nga koronavirusi, të cilat e rrisin në 6,277 numrin e përgjithshëm të viktimave në Iran.

Të dielën, atje janë regjistruar 47 viktima, çfarë ka qenë shifra më e ulët në 55 ditë.

Xhamitë u lejuan të rihapen të hënën në 132 qarqe administrative të Iranit - apo në një të tretën e totalit - që konsiderohen me rrezik të ulët nga koronavirusi.

Besimtarët u detyruan të hynin në xhami me maska dhe doreza dhe të qëndrojnë vetëm gjysëm ore gjatë faljeve.

Xhamitë në Iran janë mbyllur në fund të shkurtit.

Autoritetet atje kanë filluar të përdorin një sistem të koduar me ngjyra: “të bardhë", "të verdhë" dhe "të kuq" për të klasifikuar rrezikun nga koronavirusi në pjesë të ndryshme të vendit.

Teheran, Iran
Teheran, Iran

15:55 4.5.2020

Infografikë:

Shtrirja e koronavirusit në Kosovë

Shtrirja e koronavirusit në Kosovë
Shtrirja e koronavirusit në Kosovë

15:49 4.5.2020

Pasagjerëve të linjave ajrore do t’iu kërkohet të vënë maska

Disa kompani të mëdha ajrore do t’iu kërkojnë pasagjerëve të vendosin maska në fytyrë gjatë fluturimeve, për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Rreth 90% e fluturimeve ndërkombëtare janë anuluar, por linjat ajrore shpresojnë t’i rifillojnë gradualisht udhëtimet nga ky muaj.

Nga e hëna, kompania amerikane Delta tha se u kërkon pasagjerëve të vendosin maska ose mbulesa të tjera të fytyrës në zonën e kontrollit (check-in), të pritjes dhe gjatë gjithë fluturimit.

Ngjashëm, edhe kompanitë American Airlines dhe United thanë se do të fillojnë të kërkojnë maska për pasagjerët dhe për ekuipazhin e kabinës.

“Po bëjmë përpjekje për t’iu siguruar mirëqenie klientëve, në mënyrë që ata të udhëtojnë të qetë", tha Kurt Stache, zëdhënës i kompanisë American Airlines.

“Mbulimi i fytyrës do të jetë i detyrueshëm për të gjithë pasagjerët dhe ne do të ofrojmë maska falas për udhëtarët", tha Maddie King, zëdhënëse e United.

Si masë tjetër kundër koronavirusit, pasagjerët po ashtu do të inkurajohen të paketojnë vetë ushqimet dhe pijet e tyre gjatë udhëtimit.

Nuk është ende e qartë nëse këto do të jenë masa të përkohshme ose më afatgjata.

Koronavirusi ka prekur mbi 3.5 milionë njerëz në gjithë botën dhe ka lënë të vrarë mbi 248,000.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG