Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar.
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
21:39 4.5.2020

Finlanda i lehtëson masat nga 1 qershori

Finlanda do të nisë lehtësimin e masave kundër koronavirusit nga 1 qershori.

Restorantet do të rihapen, ashtu si edhe disa shërbime publike, përfshirë: bibliotekat dhe objektet e sportit.

Ndalesa e tubimeve publike do të lehtësohet nga një maksimum prej 10 njerëzish në 50 njerëz.

Finlanda ka mbi 5,300 raste të konfirmuara me koronavirus dhe 240 viktima.

20:58 4.5.2020

Air France e bën të obligueshme veshjen e maskës

Kompania ajrore e Francës Air France e ka bërë të detyrueshme vendosjen e maskave gjatë fluturimeve të saj.

Vendimi i ri për pasagjerët do të hyjë në fuqi nga java e ardhshme, kur edhe do të nisë lehtësimi i masave kundër koronavirusit në Francë.

"Në përputhje me udhëzimet e Francës që e bëjnë të detyrueshme veshjen e maskës në transportin publik, Air France do t'iu kërkojë klientëve të saj që të mbajnë maska gjatë fluturimeve, nisur nga 11 maji, 2020", tha përmes një deklarate Air France.

Kompania tha se pasagjerët do të duhet ta sigurojnë vetë maskën.

Linja ajrore po ashtu tha se do të zbatojë "distancën fizike" në bord, kur është e mundur.

"Në rastet kur kjo nuk është e mundur, vendosja e maskës siguron mbrojtje të përshtatshme shëndetësore”, tha Air France.

20:42 4.5.2020

Serbia shpall zgjedhjet më 21 qershor

Zgjedhjet parlamentare dhe lokale në Serbi do të mbahen më 21 qershor, bëri të ditur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Vuçiq u takua paraprakisht me përfaqësuesit e partive politike, që kanë paralajmëruar daljen në zgjedhjet e ardhshme.

Zgjedhjet në Serbi është dashur të mbahen më 26 prill, por janë shtyrë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Më 15 mars, autoritetet atje kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme.

Është njoftuar se Parlamenti i Serbisë do ta heqë gjendjen e jashtëzakonshme të mërkurën, më 6 maj.

Vuçiq tha se nuk pret që të ketë ndonjë tubim të madh zgjedhor gjatë muajit maj, ndërsa për qershor tha se do të konsultohen mjekët.

Serbia ka konfirmuar mbi 9,500 raste të të infektuarve me koronavirus dhe 197 viktima.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

20:28 4.5.2020

Katër raste të reja me koronavirus në Kosovë

Në Kosovë u regjistruan të hënën katër raste të reja me koronavirus.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK) tha se ka testuar gjithsej 254 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

“Rastet pozitive janë raste kontakti”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Po ashtu bëhet e ditur se dy nga to janë nga Komuna e Mitrovicës, një nga Rahoveci dhe një nga Zhuri i Prizrenit.

IKSHPK-ja tha se të hënën janë shëruar edhe 22 pacientë, të cilët e çojnë në 403 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Me shifrat e fundit, numri i të infektuarve në Kosovë shkon në 855.

Njëzetegjashtë pacientë me koronavirus kanë humbur jetën.

Prishtinë
Prishtinë

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG