Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar.
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
22:58 4.5.2020

Rastet në Nju Jork po bien, por shteti nuk është i gatshëm për t'u rihapur

Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, tha se të dhënat aktuale tregojnë se asnjë rajon i këtij shteti nuk është ende i gatshëm të lehtësojë masat kundër koronavirusit.

Nju Jorku është epiqendra e pandemisë në Shtetet e Bashkuara.

Të dielën, atje janë raportuar 226 vdekje nga koronavirusi, krahasuar me 280 në 24-orëshin paraprak.

Por, Cuomo tha se numri i rasteve të reja dhe i viktimave nuk është duke rënë aq shpejt.

"Kemi shpresuar për një rënie më të shpejtë", tha Cuomo.

Në Shtetet e Bashkuara, mbi 68,000 njerëz kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa vetëm në Nju Jork kanë vdekur mbi 19,000.

22:44 4.5.2020

OBSH: Pretendimet e SHBA-së për origjinën e koronavirusit janë spekulative

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se pretendimet e Shteteve të Bashkuara se koronavirusi e ka origjinën në një laborator nga qyteti Vuhan i Kinës, janë “spekulative”.

OBSH-ja tha se nuk ka marrë prova nga SHBA-ja që e mbështesin pretendimin e tillë.

“Nuk kemi pranuar ndonjë të dhënë apo provë specifike nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara në lidhje me origjinën e supozuar të virusit. Kështu që nga këndvështrimi ynë, ky pretendim mbetet spekulativ”, tha dejtori për emergjenca pranë OBSH-së, Michael Ryan.

Ai po ashtu bëri thirrje për hetime të origjinës së virusit që “bazohen në shkencë” dhe jo në politikë.

Komentet vijnë një ditë pasi sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se "ka sasi të konsiderueshme të provave" se koronavirusi ka dalë nga një laborator i Vuhanit, edhe pse nuk dha më shumë detaje.

Transmetuesi shtetëror i Kinës i kritikoi ashpër komentet e Pompeos, duke i cilësuar ato si “të çmendura”.

CCTV tha përmes një raporti se pretendimi i Pompeos se “është një gënjeshtër e plotë”.

Rastet e para me koronavirus janë shfaqur në Vuhan të Kinës në fund të vitit të kaluar dhe, që atëherë, janë përhapur në mbi 180 vende të botës.

COVID-19, sëmundja që e shkakton koronavirusi, ka prekur mbi 3.5 milionë njerëz në botë dhe ka vrarë afro 250,000.

22:22 4.5.2020

Mbi 8 miliardë dollarë donacione për luftimin e koronavirusit

Mbi 8 miliardë dollarë janë premtuar për zbulimin e vaksinës kundër koronavirusit.

Rreth 40 vende dhe donatorë morën pjesë të hënën në një samit virtual, të organizuar nga Bashkimi Evropian.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se paratë do të ndihmojnë për të nisur një bashkëpunim të paparë global.

Ajo tha se zotimet për donacione tregojnë vlerën e vërtetë të unitetit dhe humanitetit, por paralajmëroi se në ditët e ardhshme do të duhen shumë më shumë.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Në total, mbi 30 vende, se bashku me agjencitë e Kombeve të Bashkuara dhe institutet kërkimore, bënë donacione.

Donatorët po ashtu përfshijnë këngëtaren amerikane, Madonna, e cila premtoi një milion dollarë, tha von der Leyen.

Komisioni Evropian premtoi 1.1 miliard dollarë, ashtu si edhe Norvegjia.

Brenda BE-së, Gjermania dhuroi 573 milionë dollarë, Franca 545 milionë dollarë dhe Italia 153 milionë dollarë.

Kanadaja, në anën tjetër, premtoi një kontribut prej 850 milionë dollarësh, Arabia Saudite 500 milionë dollarë dhe Britania 482 milionë dollarë.

Shtetet e Bashkuara, Kina dhe Rusia nuk morën pjesë në konferencë.

Nga paratë që u mblodhën, 4.4 miliardë do të shkojnë për zhvillimin e vaksinës, rreth dy miliardë për kërkimet e trajtimit dhe 1.6 miliard për prodhimin e testeve, tha Bashkimi Evropian.

Numri global i të infektuarve me koronavirus ka kaluar tashmë 3.5 milionë, ndërsa i viktimave është afro 250,000.

21:59 4.5.2020

Organizata Botërore e Shëndetësisë sjell disa këshilla:

Kujdesi në shtëpi për personat e prekur nga koronavirusi

1/3
Organizata Botërore e Shëndetësisë sjell disa këshilla se si duhet të kujdesemi në shtëpi për personat që dyshohen apo janë të prekur nga sëmundja COVID-19, që shkaktohet nga koronavirusi i ri.
2/3
Organizata Botërore e Shëndetësisë sjell disa këshilla se si duhet të kujdesemi në shtëpi për personat që dyshohen apo janë të prekur nga sëmundja COVID-19, që shkaktohet nga koronavirusi i ri.
3/3
Organizata Botërore e Shëndetësisë sjell disa këshilla se si duhet të kujdesemi në shtëpi për personat që dyshohen apo janë të prekur nga sëmundja COVID-19, që shkaktohet nga koronavirusi i ri.
Previous slide
Next slide

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG