Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar.
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
10:49 5.5.2020

Teste në njerëz dhe kafshë, bota po nxiton ta gjejë vaksinën

Shumë shtete në botë kanë filluar t’i lehtësojnë masat e izolimit, ndërkohë që ilaçi Remdesivir në SHBA po jep efekte premtuese në shërimin e personave të prekur me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.

Teste në njerëz dhe kafshë, bota po nxiton ta gjejë vaksinën
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:05:02 0:00

10:27 5.5.2020

Zelanda e Re s’do t’i hapë kufijtë për kohë të gjatë

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, tha se vendi i saj nuk do t’i hapë kufijtë me pjesën tjetër të botës “për kohë të gjatë”.

Kufijtë janë mbyllur për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Ardern i bëri komentet pasi mori pjesë në mbledhjen e kabinetit të Australisë, përmes një video-lidhjeje.

Dy palët diskutuan për mundësinë që njerëzit të lëvizin midis Zelandës së Re dhe Australisë pa pasur nevojë për t’iu nënshtruar karantinës.

Por, shtoi Ardern, vizitorët nga vende të tjera nuk do to lejohen së shpejti.

“Ne nuk do të kemi kufij të hapur për pjesën tjetër të botës për një kohë të gjatë", tha Ardern.

Turizmi është një nga industritë më të mëdha të Zelandës së Re, që punëson gati 10% të fuqisë punëtore të vendit dhe kontribuon pothuajse në 6% të bruto prodhimit të brendshëm.

Shumica e vizitorëve janë nga Australia, pastaj nga Kina, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar.

Zelanda e Re ka më pak se 1,500 raste të konfirmuara me koronavirus dhe 20 viktima. Javën e kaluar, ajo ka lehtësuar disa masa të izolimit.

Australia - e cila ka një popullsi prej rreth 25 milionë banorësh apo pesë herë më shumë se Zelanda e Re - ka gati 7,000 raste dhe 96 viktima.

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern.
Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern.

09:52 5.5.2020

Tridhjetetre pacientë me COVID-19, të shtrirë në QKUK

Klinika Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës njoftoi të martën se në këtë repart aktualisht janë duke u trajtuar 33 pacientë të prekur me sëmundjen COVID-19, që e shkakton koronavirusi.

Sipas raportit të kësaj klinike, dy prej pacientëve janë në gjendje të rëndë shëndetësore, pesë janë në trajtim me oksigjenoterapi, ndërsa 26 të tjerët janë në gjendje stabile.

Në Kosovë janë konfirmuar gjithsej 855 raste me koronavirus.

Prej tyre, 403 janë shëruar, ndërsa 26 kanë vdekur.

09:20 5.5.2020

India raporton numrin më të madh të rasteve me koronavirus në një ditë

India tha se ka regjistruar 3,900 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, çfarë është numri më i lartë brenda një dite.

Me këtë shifër, numri i të infektuarve në Indi shkon në 46,433, tha Ministria e Shëndetësisë.

Shifra totale përfshin edhe mbi 12,000 pacientë që janë shëruar nga koronavirusi dhe 1,568 që kanë vdekur.

Rritja e numrit të të infektuarve mund të ketë ndodhur për shkak të rritjes së testimeve - mbi 80,000 njerëz janë testuar të hënën në gjithë Indinë.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG