Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar.
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
15:29 5.5.2020

Kosova humb rreth 6 milionë euro në ditë për shkak të pandemisë

Ekonomia e Kosovës do të humbë deri në 500 milionë euro si pasojë e pandemisë me koronavirus ka thënë Ministri në detyrë i Ekonomisë në Kosovë, Besnik Bislimi, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, pakoja për rimëkëmbjen e ekonomisë, pasi të kalojë pandemia, do të jetë rreth 1 miliard euro, e cila do të jetë e shpërndarë në disa fusha. Bislimi thotë se problemi më i madh për qeverinë do të jetë marrja e mbështetjes nga parlamenti, pas krizës politike që është krijuar nga mocioni i mosbesimit. Sipas Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, buxheti i Kosovës do të ketë 200 milionë euro më pak këtë vit si pasojë e pandemisë me këtë virus.

Intervistën e plotë me ministrin Bislimi e gjeni në këtë link.

14:54 5.5.2020

Nadal nuk pret të ketë tenis para vitit 2021

Tenisti numër dy në botë, Rafael Nadal, tha se nuk pret që këtë vit të ketë gara në tenis, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Ai u pyet nga gazeta spanjolle El Pais nëse pret që të rikthehet në fushë gjatë vitit 2020.

“Do të doja, por nuk besoj”, tha Nadal, fitues i 19 Grand Slameve.

“Mendoj se 2020-ta është praktikisht e humbur. Shpresoj se do të mund të rinisim vitin e ardhshëm”, shtoi ai.

Për shkak të pandemisë së koronavirusit, turneu i Wimbledonit është anuluar, French Open është zhvendosur nga maji për në fund të shtatorit, ndërsa US Open është ende në plan për fund të gushtit.

Por, Nadal tha se nuk është optimist për asnjërin prej këtyre turneve dhe se planifikon pjesëmarrjen në turneun Australian Open, i cili është i planifikuar për janar të vitit 2021.

Rafael Nadal
Rafael Nadal

14:28 5.5.2020

Koronavirusi në Austri është nën kontroll, thotë ministri i Shëndetësisë

Ministri i Shëndetësisë i Austrisë, Rudolf Anschober, tha se pandemia e koronavirusit është nën kontroll, edhe tri javë pasi Austria ka nisur lehtësimin e masave kufizuese.

“Situata është shumë e qëndrueshme, stabile”, tha ai.

Pas një muaji izolim, dyqanet e vogla në Austri kanë nisur të rihapen në mes të prillit.

Ato janë pasuar nga dyqane më të mëdha fundjavën e kaluar, ndërsa mësimi në shkolla do të rinisë këtë muaj.

Restorantet po ashtu pritet të rihapen në mes të majit.

Veshja e maskave në dyqane dhe në transportin publik është bërë e detyrueshme, ashtu si edhe respektimi i distancimit fizik.

Anschober tha se faza e parë e daljes nga izolimi ka qenë e suksesshme, por kërkoi nga njerëzit që të vazhdojnë të mbeten vigjilentë.

Austria, vend me gati nëntë milionë banorë, deri më tash ka regjistruar afro 15,600 raste me koronavirus.

Më shumë se 13,400 prej tyre janë shëruar, ndërsa 606 kanë vdekur.

14:06 5.5.2020

Televizioni shtetëror rus akuzon Bill Gatesin për koronavirusin

Televizioni shtetëror rus ka transmetuar një raport prej 15 minutash, në lidhje me teoritë e pabazuara konspirative që miliarderi Bill Gates është përgjegjës për pandeminë e koronavirusit.

Televizioni shtetëror rus akuzon Bill Gatesin për koronavirusin
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:04:12 0:00

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG