Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar.
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
13:29 6.5.2020

Mbi 100,000 të infektuar me koronavirus në Iran

Numri i të infektuarve me koronavirus në Iran ka arritur në 101,650, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë në këtë vend.

Një zëdhënës i saj po ashtu tha se në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 78 viktima nga koronavirusi, që e rrisin në 6,418 numrin total të tyre.

Irani është vendi më i goditur në Lindjen e Mesme.

Disa vëzhgues thonë se shifrat zyrtare mund të mos e paraqesin saktë situatën aktuale me koronavirus.

Teheran, Iran
Teheran, Iran

12:58 6.5.2020

Kosovarja që ndihmon të prekurit me COVID-19 në Londër

Hedije Hoti nga Suhareka është kryeinfermiere në një spital në Londër. Dy muajt e fundit, ajo vazhdimisht ka ndihmuar pacientët me COVID-19.

Kosovarja që ndihmon të prekurit me COVID-19 në Londër
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:02:10 0:00

12:49 6.5.2020

Edhe mbi 200 të vdekur në Spanjë

Numri i viktimave nga koronavirusi në Spanjë u rrit për 244 në 24 orët e fundit.

Kjo është hera e parë qysh të shtunën që numri i viktimave në këtë vend rritet për më shumë se 200.

Në total, Spanja ka 25,857 të vdekur nga sëmundja COVID-19 që e shkakton koronavirusi.

Numri i të infektuarve atje aktualisht qëndron në 220,325.

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, u kërkoi ligjvënësve të zgjasin gjendjen e jashtëzakonshme edhe për disa javë, duke thënë se “synimi është afër, por nuk jemi ende atje”.

12:37 6.5.2020

BE parashikon "recesion të përmasave historike" këtë vit

Bashkimi Evropian tha të mërkurën se parashikon “recesion të përmasave historike këtë vit”, për shkak të ndikimit të pandemisë së koronavirusit.

Në parashikimin e parë zyrtar të dëmit nga pandemia thuhet se ekonomia e BE-së do të tkurret për 7.5 për qind këtë vit, përpara se të rritet për rreth 6 për qind vitin e ardhshëm.

Eurozona - grup prej 19 vendeve që përdorin monedhën euro - do të pësojë rënie ekonomike për 7.75 për qind, ndërsa do të rritet për 6.25 për qind më 2021.

"Evropa po përjeton një tronditje ekonomike, të paparë që nga Depresioni i Madh", tha përmes një deklarate komisionari për Ekonomi i BE-së, Paolo Gentiloni.

Sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, koronavirusi ka prekur mbi 1.1 milion njerëz në Evropë dhe ka vrarë mbi 137,000.

Masat e izolimit që i kanë ndërmarrë vendet për të frenuar përhapjen e koronavirusit, kanë dëmtuar shpenzimet e konsumatorit, prodhimin industrial, investimet, tregtinë, flukset e kapitalit dhe zinxhirët e furnizimit.

Ato po ashtu kanë ndikuar vendet e punës.

Norma e papunësisë në BE parashihet të rritet nga 6.7 për qind sa ka qenë në vitin 2019, në 9 për qind këtë vit, ka thënë Komisioni Evropian.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG