Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar.
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
16:11 6.5.2020

Merkel: Faza e parë e pandemisë është mbrapa nesh

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka thënë se ka folur me liderët e të 16 landeve gjermane, teksa ka bërë të ditura lehtësimin e disa masave të izolimit, pas shpërthimit të koronavirusit.

“Faza e parë e pandemisë është mbrapa nesh”, ka thënë ajo, ndonëse ka përmendur se “kjo është faza e hershme e pandemisë, e cila do të jetë aty gjatë”.

Distancimi fizik do të mbetet në fuqi në Gjermani deri më 5 qershor, ndonëse masat tjera do të lehtësohen gradualisht.

Pjesëtarë të të dy familjeve tani do të lejohen që të takohen në publik, ka thënë ajo.

Merkel ka thënë edhe se të dhënat e fundit nga Instituti gjerman Robert Koch, që raporton rreth të rejat të fundit për koronavirus, janë “lajme shumë të mira”.

“Shifrat tani janë të ulëta, kjo është diçka për të cilën jam e kënaqur”, ka thënë ajo.

Megjithatë, kufizimi i sërishëm i masave do të fillojë të zbatohet nëse numri i të infektuarve rritet sërish.

Gjermania deri më tani ka regjistruar më shumë se 167,000 të infektuar me koronavirus dhe më pak se 7,000 persona të vdekur.

15:45 6.5.2020

“Nuk ka kthim në normale”, thonë shkencëtarë dhe yje të filmit

Rreth 200 shkencëtarë dhe personalitete të njohura kanë nënshkruar një letër të publikuar në të përditshmen franceze Le Monde, duke thënë se bota nuk mund të “kthehet në situatën normale” pas pandemisë me koronavirus.

Aktorë të famshëm si: Robert De Niro, Juliette Binoche, Adam Driver dhe Monica Bellucci kanë vënë nënshkrimin e tyre në këtë letër, ashtu sikurse shumë fitues të çmimit Nobel, ekonomistë, filozofë dhe astrofizikanë.

“Ndryshimet nuk janë të mjaftueshme, problemi është sistematik”, është thënë në letër.

Nënshkruesit e këtij dokumenti u kanë thënë thirrje liderëve që të rishikojnë “objektivat, vlerat, dhe kursimet”.

Mbi 3 milionë persona në gjithë botën janë infektuar me këtë virus, derisa mbi 200,000 në mesin e tyre kanë vdekur, si pasojë e sëmundjes Covid-19, që shkakton koronvirusi.

15:20 6.5.2020

Teksa disa shtete kanë nisur të lehtësojnë masat e izolimit, ne kemi shikuar se cilat janë lehtësimet e para.

14:57 6.5.2020

Shumica e afrikanëve do të mbeteshin pa ushqime në rast të izolimit

Më shumë se dy e treta e njerëzve të anketuar në 20 shtete të Afrikës kanë thënë se do të mbetnin pa ushqime dhe ujë, nëse do t’iu duhej të izoloheshin për 14 ditë.

Mbi gjysma e të anketuarve, ndërkaq, kanë thënë se do të mbetnin pa para.

Qendrat e Afrikës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kanë kryer hulumtimin për t’iu ndihmuar qeverive në hartimin e politikave për trajtimin e koronavirusit.

Ato paralajmërojnë se nëse masat nuk përshtaten me nevojat lokale, ekziston rreziku i trazirave dhe dhunës.

Deri më tani, Afrika ka regjistruar gati 50,000 raste me koronavirus dhe më pak se 2,000 vdekje.

Hulumtimi rekomandon që derisa shifrat mbeten të ulëta, vendet në kontinent "të ndërtojnë kapacitete në shëndetin publik për të testuar, gjurmuar, izoluar dhe trajtuar rastet me koronavirus”.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG