Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar.
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
13:36 7.5.2020

Numri i të infektuarve në Moskë “tre herë më i lartë” sesa raportohet

Kryeqyteti rus, Moska është kthyer në epiqendër të pandemisë me koronavirus në Rusi.

Të dhënat zyrtarë tregojnë se 92,676 persona janë infektuar në këtë qytet, në krahasim me 177,160 sa janë në gjithë Rusinë.

Mirëpo kryetari i Moskës, Sergei Sobyanin, ka thënë se numri i rasteve është shumë më i lartë.

Sipas agjencisë së lajmeve, Tass, Sobyanin ka thënë se numri i të prekurve vetëm në Moskë mund të jetë rreth 300,000.

Të dhënat e fundit tregojnë se Rusia tani ka numrin e pestë më të madhe të të infektuarve në botë me koroanvirus.

Në 24 orët e fundit, numri është rritur për 11,231, duke shënuar ditën e pestë me radhë, që shifra e të prekurve qëndron në mbi 10,000.

Numri i të vdekurve në këtë shtet është 1,625- shumë më i vogël se në dhjetëra shtete tjera, duke përfshirë edhe ato me numër më të vogël të të infektuarve.

13:12 7.5.2020
Ku e ka zanafillën karantina?
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:09:18 0:00

Përhapja globale e një koronavirusi me origjinë nga Kina, ka bërë që shumë udhëheqës botërorë të zbatojnë një traditë të lashtë për të kontrolluar sëmundjen: karantinën. Por, sa e efektshme është ajo dhe ku e ka zanafillën?​

12:20 7.5.2020

Madona ka qenë me koronavirus gjatë turneut

Përmes një postimi në rrjetin social, Instagram, këngëtarja amerikane, Madonna ka thënë se ka qenë e infektuar me koronavirus, derisa ka qenë në turneun e saj Madame X.

Ajo e ka bërë të qartë se nuk është e sëmurë tani, mirëpo ka kryer testet për antitrupa dhe ka dalë pozitive për sëmundjen Covid-19, që shkakton ky virus.

“Kur rezultoni pozitivë për anti-trupa, i bie që keni pasur virusin, të cilin unë sigurisht e kam pasur, pasi kam qenë e sëmurë në fund të turneut tim në Paris shtatë javë më parë, bashkë me shumë pjesëtarë të ekipit tim, mirëpo në atë kohë kemi menduar se vetëm kemi pasur grip të keq”, ka thënë këngëtarja, duke shtuar se të gjithë tani janë mirë dhe të shëndetshëm.

Madonna ka lënë në gjysmë turneun e saj pasi Qeveria franceze ka ndaluar të gjithë organizimet e mëdha, pas shpërthimit të pandemisë.

Këngëtarja 61-vjeçare, ka dhuruar 1 milion dollarë për kërkimet e zbulimit të vaksinës për këtë virus.

11:39 7.5.2020

Banka e Anglisë paralajmëron për recesionin më të thellë në histori

Banka e Anglisë ka paralajmëruar se pandemia me koronavirus do ta shtyjë ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar drejt recesionit më të thellë në histori.

Ajo ka thënë se ekonomia pritet të tkurret për 14 për qind këtë vit, nëse masat e izolimit lehtësohen në qershor.

Skenarët e krijuar nga kjo Bankë kanë treguar se sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi ka ndikuar “në mënyrë dramatike në zvogëlimin e vendeve të punës dhe të ardhurave në Mbretërinë e Bashkuar”.

Politikëbërësit kanë miratuar njëzëri mbajtjen e shkallës së interesit në nivel rekord të ulët prej 0.1 për qind.

Analiza e Bankës së Anglisë është bazuar në lehtësimin e masave të distancimit fizik nga qershori në shtator.

Mbretëria e Bashkuar është vendi i prekur më së keqi në Evropë nga koronavirusi.

Në këtë territor janë regjistruar mbi 200,000 persona të infektuar dhe mbi 30,000 të vdekur si pasojë e sëmundjes Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG