Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar.
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
20:08 7.5.2020

Policia e Kosovës arreston dy persona për ndërhyrje në sistem kompjuterik

Policia e Kosovës njoftoi se të enjten ka arrestuar dy persona, për keqpërdorim të kartelave bankare dhe ndërhyrje në sistem kompjuterik.

Në njoftimin e policisë, nuk bëhen të ditura detaje tjera lidhur me këta dy persona.

"Të dyshuarit me veprime të paligjshme përmes kompjuterëve kanë arritur të marrin në posedim të dhëna të shumta personale përfshirë kartela bankare, email adresa dhe fjalëkalime dhe pastaj në bashkëveprim me njëri tjetrin përmes këtyre të dhënave dhe kartelave bankare të klonuara kanë blerë online mallra të ndryshme", thuhet në njoftimin e policisë.

Në fund të muajit mars, Policia e Kosovës ka njoftuar se janë rritur rastet e sulmeve kibernetike.

Situata e krijuar me pandeminë e koronavirusit SARS-COV-2, sipas policisë, po shfrytëzohet nga persona keqbërës, të cilët keqpërdorin mundësitë teknologjike dhe internetin, me qëllim përfitimi material, por edhe qëlllime tjera të paligjshme.

“Që nga fillimi i shfaqjes së pandemisë COVID-19 është vërejtur një rritje e profileve të rrejshme në rrjete sociale, përmes të cilave keqbërësit kibernetikë kanë tentuar të përfitojnë duke dezinformuar me lajme të rrejshme. Gjithashtu, vërehet një rritje e lehtë në rastet që kanë të bëjnë me veprat penale ‘Hyrje në sistemet kompjuterike’ dhe ‘vjedhje e identitetit’, ku kryesisht keqbërësit kanë tentuar në mënyra të ndryshme të përfitojnë”, thuhej ndër të tjera, në njoftimin e policisë.

19:36 7.5.2020

Afër armikut: Detajet e jashtëzakonshme të koronavirusit

Ky është një vështrim i nivelit mikroskopik të koronavirusit që ka shkaktuar pandemi.​

Afër armikut: Detajet e jashtëzakonshme të koronavirusit

Disa copëza të virusit Covid-19 përmes mikroskopit elektronik. Për koronavirusin e ri është raportuar fillimisht në qytetin kinez, Vuhan në fund të vitit 2019. Deri më fund të muajit prill, ky virus ka lënë më shumë se 36,000 persona të vdekur.
1/11 Disa copëza të virusit Covid-19 përmes mikroskopit elektronik. Për koronavirusin e ri është raportuar fillimisht në qytetin kinez, Vuhan në fund të vitit 2019. Deri më fund të muajit prill, ky virus ka lënë më shumë se 36,000 persona të vdekur.
Ky është një vështrim i nivelit mikroskopik i koronavirusit që ka shkaktuar pandemi.
Agjentët infektues të koronavirusit që dalin nga qelizat njerëzore. Të gjitha fotografitë në këtë galeri janë ngjyrosur duke përdorur aplikacione si Photoshop, apo të ngjashme.
2/11 Agjentët infektues të koronavirusit që dalin nga qelizat njerëzore. Të gjitha fotografitë në këtë galeri janë ngjyrosur duke përdorur aplikacione si Photoshop, apo të ngjashme.
Ky është një vështrim i nivelit mikroskopik i koronavirusit që ka shkaktuar pandemi.
Koronavirusi i ri duke përfshirë sipërfaqen e një qelize njerëzore. Koronaviruset janë familje e patogjeneve vrasëse sikurse SARS dhe MERS, por edhe një varg llojesh tjera virusesh kryesisht të padëmshme.<br />
&nbsp;
3/11 Koronavirusi i ri duke përfshirë sipërfaqen e një qelize njerëzore. Koronaviruset janë familje e patogjeneve vrasëse sikurse SARS dhe MERS, por edhe një varg llojesh tjera virusesh kryesisht të padëmshme.
 
Ky është një vështrim i nivelit mikroskopik i koronavirusit që ka shkaktuar pandemi.
Pamje e koronavirusit. Koronaviruset kanë marrë këtë emër për shkak të pamjes që kanë si kurorë kur shihen me mikroskop. &quot;Korona&quot;&nbsp;është shprehje latine për kurorë.
4/11 Pamje e koronavirusit. Koronaviruset kanë marrë këtë emër për shkak të pamjes që kanë si kurorë kur shihen me mikroskop. "Korona" është shprehje latine për kurorë.
Ky është një vështrim i nivelit mikroskopik i koronavirusit që ka shkaktuar pandemi.
Animacioni kompjuterik i koronavirusit të ri, i cili shkakton sëmundjen COVID-19. Pamja e kurorës krijohet nga copëzat që dalin prej sipërfaqes së virusit.
5/11 Animacioni kompjuterik i koronavirusit të ri, i cili shkakton sëmundjen COVID-19. Pamja e kurorës krijohet nga copëzat që dalin prej sipërfaqes së virusit.
Ky është një vështrim i nivelit mikroskopik i koronavirusit që ka shkaktuar pandemi.
Pamje me mikroskop elektronik e virusit SARS-CoV-2. Koronavirusi hyn në qelizat e njeriut përmes copëzave që ka në maje të sipërfaqes. Përmes tyre godet fillimisht organizimin, sidomos mushkëritë.
6/11 Pamje me mikroskop elektronik e virusit SARS-CoV-2. Koronavirusi hyn në qelizat e njeriut përmes copëzave që ka në maje të sipërfaqes. Përmes tyre godet fillimisht organizimin, sidomos mushkëritë.
Ky është një vështrim i nivelit mikroskopik i koronavirusit që ka shkaktuar pandemi.
Pasi depërton në qelizë, virusi liron materialin gjenetik, i cili menjëherë &quot;mashtron&quot; qelizën. Virusi më pas kopjon veten mijëra herë. Viruset e reja më pas dalin nga muri i qelizës fillestare dhe fillojnë të infektojnë qeliza tjera. Momenti i paraqitur në këtë fotografi, tregon qelizën e një pacienti amerikan të prekur me sëmundjen COVID-19.
7/11 Pasi depërton në qelizë, virusi liron materialin gjenetik, i cili menjëherë "mashtron" qelizën. Virusi më pas kopjon veten mijëra herë. Viruset e reja më pas dalin nga muri i qelizës fillestare dhe fillojnë të infektojnë qeliza tjera. Momenti i paraqitur në këtë fotografi, tregon qelizën e një pacienti amerikan të prekur me sëmundjen COVID-19.
Ky është një vështrim i nivelit mikroskopik i koronavirusit që ka shkaktuar pandemi.
Secili agjent infektues është rreth 120 nanometra në diametër, që nënkupton se rreth 750 prej tyre mund të qëndrojnë në gjerësinë e flokut të njeriut.
8/11 Secili agjent infektues është rreth 120 nanometra në diametër, që nënkupton se rreth 750 prej tyre mund të qëndrojnë në gjerësinë e flokut të njeriut.
Ky është një vështrim i nivelit mikroskopik i koronavirusit që ka shkaktuar pandemi.
Detajet e qelizës njerëzore të infektuar rëndë me SARS-CoV-2. Sapo të largohet nga trupi i pacientit, virusi besohet se mbijeton disa ditë nëpër sipërfaqe.
9/11 Detajet e qelizës njerëzore të infektuar rëndë me SARS-CoV-2. Sapo të largohet nga trupi i pacientit, virusi besohet se mbijeton disa ditë nëpër sipërfaqe.
Ky është një vështrim i nivelit mikroskopik i koronavirusit që ka shkaktuar pandemi.
Copëzat e koronavirusit e ri duke u larguar nga qeliza njerëzore pasi janë kopjuar. Pavarësisht pretendimeve për jetëgjatësi, agjenti infektues mund të shkatërrohet me sapun dhe ujë të nxehtë, pasi largohet nga membrana yndyrore.
10/11 Copëzat e koronavirusit e ri duke u larguar nga qeliza njerëzore pasi janë kopjuar. Pavarësisht pretendimeve për jetëgjatësi, agjenti infektues mund të shkatërrohet me sapun dhe ujë të nxehtë, pasi largohet nga membrana yndyrore.
Ky është një vështrim i nivelit mikroskopik i koronavirusit që ka shkaktuar pandemi.
Koronavirusi i ri në qelizën e njeriut. Ekspertët mjekësorë vazhdimisht këshillojnë për pastrim të duarve dhe shmangie të prekjes së fytyrës. Këto dy veprime konsiderohen si më të rëndësishmet në uljen e rrezikut të infektimit me këtë virus.
11/11 Koronavirusi i ri në qelizën e njeriut. Ekspertët mjekësorë vazhdimisht këshillojnë për pastrim të duarve dhe shmangie të prekjes së fytyrës. Këto dy veprime konsiderohen si më të rëndësishmet në uljen e rrezikut të infektimit me këtë virus.
Ky është një vështrim i nivelit mikroskopik i koronavirusit që ka shkaktuar pandemi.
Previous slide
Next slide

19:21 7.5.2020

Turqia raporton për 57 të vdekur nga koronavirusi

Turqia ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit në këtë vend kanë vdekur 57 persona nga COVID-19 [sëmundja që e shkakton koronavirusi].

Numri i përgjithshëm i të vdekurve ka arritur në 3.641, tha ministria e Shëndetësisë e Turqisë.

Ky vend numëron 133,721 të infektuar nga koronavirusi, totali më i lartë jashtë Evropës Perëndimore, Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.

Deri më tani gjithsej 82.984 njerëz janë shëruar nga koronavirusi.

18:53 7.5.2020

Franca përgatitet për daljen nga izolimi

Franca është e gatshme të fillojë me lehtësimin e masave që janë ndërmarrë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri, tha kryeministri i vendit.

Sidoqoftë, në disa rajone, përfshirë zonën e Parisit, masat do të vazhdojnë të jenë në fuqi.

Ky vend ka bërë një përparim të mjaftueshëm në ngadalësimin e përhapjes së virusit dhe uljen e numrit të pacientëve në spitale, dhe gradualisht mund të kthehet në 'status normal', tha kryeministri, Eduoard Philippe.

Shkollat, kafenetë dhe shumica e dyqaneve në këtë vend janë mbyllur për gati dy muaj.

Kryeministri gjithashtu tha se nëse virusi përhapet përsëri, qeveria do të rivendosë masat e izolimit në shkallë vendi.

Gjatë javës tjetër, rreth një milion nxënës dhe 130,000 mësues do të kthehen në shkollat fillore, njoftoi ministria e Arsimit në Francë, raporton Reuters.

Ministri i Brendshëm, Christophe Castaner, tha se përkundër lehtësimit të masave të 11 majit, kufijtë do të qëndrojnë të mbyllur dhe se vendimi do të mbetet në fuqi të paktën deri më 15 qershor.

Në Francë, 25.809 njerëz kanë vdekur nga COVID-19 [sëmundja që e shkakton koronavirusi i ri]. Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, 174.224 njerëz janë infektuar me koronavirus, ndërsa pak më shumë se 54,000 janë shëruar.

Një grua mban maskën mbrojtëse në një treg në Paris, gjatë kohës së pandemisë.
Një grua mban maskën mbrojtëse në një treg në Paris, gjatë kohës së pandemisë.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG