Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar.
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
16:51 8.5.2020

Infografikë:

Fuqia e sapunit

Fuqia e sapunit
Fuqia e sapunit

16:19 8.5.2020

Mbi 25,000 të infektuar me koronavirus në Pakistan

Nurmri i të infektuarve me koronavirus në Pakistan ka kaluar 25,000.

Autoritetet atje kanë regjistruar në 24 orët e fundit 1,574 raste të reja, të cilat e rrisin në 25,837 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.

Kjo është njëra nga shifrat më të larta në rajon, pas Iranit, i cili ka raportuar mbi 103,000 raste me koronavirus.

Në Pakistan, vend me rreth 220 milionë banorë, 594 persona kanë vdekur nga koronavirusi.

Pavarësisht këtyre shifrave, kryeministri i Pakstanit, Imran Khan, ka thënë se vendi i tij do të nisë daljen nga izolimi më 9 maj.

15:59 8.5.2020

Koronavirusi lë në hije ngjarjet për Ditën e Fitores në Evropë

Vendet në gjithë Evropën shënuan të premten 75-vjetorin e mposhtjes së Gjermanisë Naziste në Luftën e Dytë Botërore.

Ajo që njihet si Dita e Fitores në Evropë e gjeti një pjesë të madhe të kontinentit të izoluar, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Mbi 146,000 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi në Evropë.

Në Gjermani, presidenti Frank-Walter Steinmeier, kancelarja Angela Merkel dhe udhëheqës të tjerë të shtetit vunë kurora me lule në memorialin e viktimave të luftës dhe të dhunës në Berlin.

“Pandemia e koronavirusit po na detyron t’i mbajmë përkujtimet vetëm, larg atyre që janë të rëndësishëm për ne dhe të cilëve u jemi mirënjohës”, tha Steinmeier.

Ai u bëri thirrje gjermanëve “të mendojnë, të ndjejnë dhe të veprojnë si evropianë” në kohën e krizës së koronavirusit.

Berlin, 8 maj, 2020.
Berlin, 8 maj, 2020.

Gjetkë në Evropë, ngjarjet për Ditën e Evropës janë shtyrë, anuluar ose reduktuar në përkujtime online.

Mbretëresha britanike Elizabeth II do t'i drejtohet kombit përmes një adresimi televiziv.

Në Francë, presidenti Emmanuel Macron mori pjesë në një ceremoni në Paris, të mbyllur për publikun.

Në anën tjetër të kontinentit, Rusia ka planifikuar një paradë të madhe ushtarake në Moskë, por ajo është anuluar për shkak të koronavirusit.

15:33 8.5.2020

Në Evropë rihapen disa lokacione kulturore

Teatrot, muzetë, kinematë dhe kopshtet zoologjike në Danimarkë do të rihapen nga 8 qershori, bëri të ditur qeveria e këtij vendi.

Ato janë mbyllur tash e sa javë, si masë për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Kufizimi i tubimeve, që aktualisht është në dhjetë njerëz, do të zgjerohet në 30 deri në 50, varësisht ngjarjes.

Në Greqi, lokacionet e lashta si Akropoli, Delphi dhe Olimpia e Lashtë, do të lejohen të rihapen më 18 maj.

Në Gjermani, disa muze janë rihapur të mërkurën.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG