Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar.
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
11:08 9.5.2020

Maas thotë se Evropa nuk ishte e përgatitur mirë për koronavirusin

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas tha se duhet pranuar se Evropa nuk ishte “e përgatitur mirë” për pandeminë e koronavirusit.

Në deklaratën e lëshuar për të shënuar Ditën e Evropës, Maas tha se fillimisht, shumica e shteteve, përfshirë edhe Gjermaninë, u fokusuan që ta luftojnë pandeminë vetëm në shtetet e tyre.

Ndërsa mbrojti përgjigjen që shteti i tij ka bërë kundër koronavirusit, duke thënë se ishte e domosdoshme që fillimisht Gjermania të mbronte veten dhe më pas të ndihmonte të tjerët, ministri Maas tha se Bashkimi Evropian, pas shpërthimit të krizës, është përmirësuar.

Maas tha se solidariteti i shprehur nga vendet anëtare të BE-së “është unik në botë”, duke shtuar se Gjermania dëshiron që blloku evropian të jetë më i fuqishëm kur pandemia të ketë kaluar.

Gjermania merr presidencën e BE-së më 1 korrik.

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas.
Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas.

10:50 9.5.2020

Gjyqësori vështirë t’i kthehet normalitetit para muajit qershor

Janë bërë gati dy muaj prej se gjykatat në Kosovë janë duke punuar me kapacitete të kufizuara për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri, e kjo situatë mund të zgjasë deri në fillim të muajit qershor.

Që nga dita 16 mars kur Këshilli Gjyqësor i Kosovës mori vendim që të kufizohet aktiviteti brenda gjykatave, këto institucione kanë trajtuar vetëm çështje urgjente dhe si pasojë janë anuluar të gjitha seancat që nuk paraqesin urgjencë.

Sipas Këshillit Gjyqësor të Kosovës, aktualisht gjykatat janë të hapura vetëm për çështje urgjente si sigurimi i prezencës së të pandehurit, lëndë të dhunës në familje, lëndë të tjera penale, kundërvajtje dhe lëndët për të miturit.

Artikullin e plotë mund ta lexoni këtu.

10:26 9.5.2020

Rusia regjistron mbi 10 mijë raste të reja me koronavirus

Autoritetet ruse njoftuan sot se gjatë 24 orëve të fundit, kanë regjistruar 10,817 raste të reja me koronavirus.

Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve me sëmundjen COVID-19 – që shkakton koronavirusi i ri – në Rusi arrin në 198,676.

Task-forca ruse për koronavirus njoftoi se 104 persona kanë vdekur në 24-orët e fundit, duke çuar në 1,827 numri e përgjithshëm të vdekjeve nga COVID-19.

Rusia tashmë është vendi i pestë në botë, për nga numri i të prekurve me koronavirus.

Në mbarë botën, afro 4 milionë njerëz janë prekur nga COVID-19 dhe mbi 270 mijë të tjerë kanë vdekur.

Moskë, Rusi.
Moskë, Rusi.

10:07 9.5.2020

“S’ka plan B” për Lojërat Olimpike

Një zyrtar i lartë i Komitetit Ndërkombëtar Olimpik ka ritheksuar se nuk ka plan që Lojërat Olimpike të shtyhen sërish.

Lojërat Olimpike në Tokio tani po planifikohen të mbahen nga 23 korriku deri më 8 gusht, 2021, pasi u shtyn për një vit, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

John Coats, drejtor i Inspektoratit të Komitetit, tha se Lojërat Olimpike në Tokio mund të jenë “më të mirat” të organizuara ndonjëherë – duke përmendur shembuj të lojërave olimpike që janë mbajtur pas dy luftërave botërore.

“Ne po vazhdojmë organizimin mbi bazën se nuk ka plan B për të shtyrë sërish Lojërat Olimpike”, tha Coates.

Nga koronavirusi i ri, në mbarë botën janë infektuar afro 4 milionë persona dhe mbi 270 mijë të tjerë kanë humbur jetën.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG