Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar.
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
13:49 10.5.2020

Mbi 200 mijë të prekur nga koronavirusi në Rusi

Rusia ka shënuar një numër rekord të rasteve të reja me koronavirus. Në 24-orët e fundit, sipas autoritete janë regjistruar 11,012 raste të reja, duke e çuar në 209,688 numrin e përgjithshëm të të infektuarve me sëmundjen COVID-19.

Në 24-orët e fundit po ashtu janë shënuar edhe 88 viktima, duke bërë që numri i përgjithshëm i të vdekurve nga koronavirusi në Rusi të arrijë në 1,915.

Gjatë kësaj jave, në Rusi për çdo ditë ka pasur mbi 10 mijë raste të reja me koronavirus. Autoritetet thonë se kjo po ndodh për shkak të testimeve masive.

Rusia është vendi i pestë në botë me numrin më të lartë të të infektuarve me koronavirus, pas Mbretërisë së Bashkuar, Italisë, Spanjës dhe Shteteve të Bashkuara.

Moskë, Rusi.
Moskë, Rusi.

13:01 10.5.2020

Mbretëri e Bashkuar: Kërcënimi nga COVID-19, në nivelin e katërt

Mbretëria e Bashkuar është në nivelin e katërt të të kërcënimit nga koronavirusi, ka njoftuar Sekretari për Komunitete, Robert Janrick.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka krijuar një sistem të ri të alarmit për kërcënimin nga koronavirusi, i cili ka pesë nivele. Niveli i pestë është më i keqi.

“Aspirata jonë është që të zbresim në nivelin tre”, tha Jenrick për Sky News.

“Çdo arritje në këtë drejtim, do të na mundësojë që të jemi në pozitë që të rihapim më shumë aspekte të ekonomisë dhe jetëve tona”, tha ai.

Sipas të dhënave të publikuara nga Universiteti Johns Hopkins, Mbretëria e Bashkuar është vendi i katërt në botë me numrin më të madh të të infektuarve. Në këtë shtet, mbi 218 mijë persona janë infektuar me COVID-19 dhe mbi 31 mijë prej tyre kanë vdekur.

Britanikët kanë vendosur një shenjë në rrugë, përmes së cilës kanë falënderuar punëtorët shëndetësorë.
Britanikët kanë vendosur një shenjë në rrugë, përmes së cilës kanë falënderuar punëtorët shëndetësorë.

12:22 10.5.2020

Nëntë pacientë me COVID-19 po trajtohen në Klinikën Infektive

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), nëntë pacientë të prekur nga sëmundja COVID-19 po marrin trajtim shëndetësor, ndërkaq edhe tre pacientë pritet që të shtrohen në këtë Klinikë.

Doktoresha Sadije Avdiu nga Klinika Infektive, tha për Radion Evropa e Lirë se vetëm një paciente është në gjendje më të rënduar shëndetësore.

“Në Klinikën Infektive janë të shtruar 17 raste, prej tyre nëntë pacientë pozitivë me COVID-19. Për tri raste të tjera jemi në pritje që të pranohen në Klinikë. Tri pacientë janë me oksigjenoterapi. Gjendja më e përkeqësuar është e pacientes është pranuar para një jave, e cila është nga Rahoveci dhe që është edhe në dializë. Ajo e ka pak gjendjen më të rënduar”, tha Avdiu.

Në Klinikën Infektive vazhdojnë të marrin trajtim edhe pesë pacientë që kanë rezultuar negativë në testimet e fundit për koronavirus.

Në Kosovë, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike janë 880 raste me koornavirus, ku 653 pacientë janë shëruar dhe 28 kanë vdekur.

11:58 10.5.2020

Distancimi social, “opsioni më efektiv”

Derisa nuk ka vaksinë për COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi, “ne vërtet duhet të aplikojmë distancim të ashpër social për të zvogëluar mundësinë që virusi të përhapet nga njeriu në njeri”, thotë Alexandre White, profesor i sociologjisë dhe historisë së mjekësisë në Universitetin Johns Hopkins të Shteteve të Bashkuara.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, White flet për origjinën e karantinës dhe thotë se ajo ka qenë një opsion i sigurt në të kaluarën. Ai po ashtu thotë se njerëzit në karantinë duhet të mbështeten, por tërheq vërejtjen edhe për ksenofobinë që mund të ndodhë në këtë kohë.

Intervistën e plotë mund ta lexoni këtu.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG