Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar.
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
10:01 11.5.2020

Franca mund të rikthejë masat e izolimit

Franca mund të rikthejë masat e izolimit në mbarë vendin, nëse do të kishte rritje të numrit të të infektuarve, paralajmëroi Ministri i Shëndetësisë Olivier Veran të hënën.

"Nëse virusi do të përhapej sërish në mënyrë të egër, ne përsëri do të merrnim masa të izolimit", tha Veran për televizionit BFM.

Franca ka vendosur një bllokim tetë-javësh që nga 17 marsi, për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit të ri.

Nga 11 maji këto masa gradualisht po hiqen.

Më 10 maj Franca raportoi për 70 vdekje të reja nga COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi i ri.

Ky është numri më i ulët ditor i vdekjeve në javët e fundit.

Në Francë deri më tani janë shënuar gjithsej 26,380 viktima nga koronavirusi.

09:21 11.5.2020

Kujdesi në shtëpi për personat e prekur nga koronavirusi

Organizata Botërore e Shëndetësisë sjell disa këshilla se si duhet të kujdesemi në shtëpi për personat që dyshohen apo janë të prekur nga sëmundja COVID-19, që shkaktohet nga koronavirusi i ri.

Kujdesi në shtëpi për personat e prekur nga koronavirusi

1/3
Organizata Botërore e Shëndetësisë sjell disa këshilla se si duhet të kujdesemi në shtëpi për personat që dyshohen apo janë të prekur nga sëmundja COVID-19, që shkaktohet nga koronavirusi i ri.
2/3
Organizata Botërore e Shëndetësisë sjell disa këshilla se si duhet të kujdesemi në shtëpi për personat që dyshohen apo janë të prekur nga sëmundja COVID-19, që shkaktohet nga koronavirusi i ri.
3/3
Organizata Botërore e Shëndetësisë sjell disa këshilla se si duhet të kujdesemi në shtëpi për personat që dyshohen apo janë të prekur nga sëmundja COVID-19, që shkaktohet nga koronavirusi i ri.
Previous slide
Next slide

08:55 11.5.2020

Pandemia mund ta “falimentojë” gastronominë

Sektori i gastronomisë llogaritet të jetë sektori që ka pësuar më së shumti humbje financiare që nga 13 marsi i këtij viti kur edhe nisën së zbatuari masat emergjente për parandalimin e koronavirusit të ri.

Segmentet më të dëmtuara të këtij sektori janë restorantet, hotelet, baret dhe klubet e natës/diskotekat si dhe sallat e dasmave, që nuk kanë alternativa tjera të të bërit biznes. Kurse edhe tash pas lehtësimit të masave kufizuese, e vetmja formë e lejuar e një pjese të veprimtarisë është ofrimi i ushqimeve përmes shpërndarjes.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në këtë link.

08:18 11.5.2020

Pjesa më e madhe e Evropës po i lehtëson masat e izolimit

Në të gjithë Evropën, vendet po i lehtësojnë masat e izolimit, duke shpresuar se nuk do të çojnë në një valë të dytë të infeksioneve nga koronavirusi i ri.

Në Francë, shkollat fillore do të fillojnë punën me numër të ulët të nxënësve, ndërsa do të rihapen dyqanet e rrobave, libraritë, sallonet e flokëve dhe luleshitësit. Restorantet, kinematë dhe baret do të qëndrojnë të mbyllura.

Në Belgjikë, shumica e bizneseve do të hapen megjithëse do të kërkohet distancimi fizik nga qytetarët. Restorantet, baret dhe kafenetë do të mbesin të mbyllura.

Në Holandë, shkollat fillore do të rihapen pjesërisht. Në kuadër të bizneseve që do të fillojnë punën janë: fizioterapistët, autoshkollat dhe parukierët.

Në Zvicër, shkollat fillore dhe ato të mesme do të hapen, por klasat do të pranojnë numër më të ulët të nxënësve. Restorantet, libraritë dhe muzetë gjithashtu do të hapen, por me kufizime të caktuara.

Në disa rajone të Spanjës, do të lejohen tubimet deri në dhjetë njerëz.

Në Mbretërinë e Bashkuar, këtë javë, do të lehtësohen disa nga masat e izolomit.

Në Danimarkë, qendrat tregtare do të rihapen të hënën ndërsa në Poloni, hotelet mund të rihapen gjatë javës - megjithëse turistët e huaj do të duhet akoma të qëndrojnë në karantinë për dy javë.

Vendet tjera evropiane si Gjermania, Austria dhe Italia tashmë kanë filluar të lehtësojnë kufizimet e tyre.

Në Evropë llogaritet të jenë mbi 1.5 milion persona që janë infektuar me koronavirusin e ri. Spanja, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar janë vendet që kanë pasur numrin më të madh të të infektuarve.

Në gjithë botën, sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins, janë mbi 4 milionë raste të të infektuarve, që nga shpërthimi i pandemisë.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG