Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar.
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
13:47 11.5.2020

Ulet ndjeshëm numri i rasteve të reja me COVID-19 në Shqipëri

Në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 4 të reja me koronavirusin e ri. Që nga fillimi i pandemisë numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 872.

Nga sëmundja COVID-19 që e shkakton koronavirusi i ri janë shëruar 654 pacientë, ka thënë Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik.

"Për më shumë se dhjetë ditë nuk kemi asnjë humbje jete", ka thënë ajo.

Më 11 maj Shqipëria ka lehtësuar edhe disa masa të izolimit, por autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar.

"Pavarësisht lehtësimit të masave, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i fton qytetarët të respektojnë rregullat, të ruajnë distancimin fizik dhe higjienën personale; bizneset të zbatojnë protokollet e sigurisë për të ruajtur shëndetin e qytetarëve. Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm të mos neglizhojnë shenjat e sëmundjes Covid-19", ka thënë Tomini.

13:23 11.5.2020

Kur do të fluturojmë sërish?

Qiejt janë zbrazur nga avionët komeracialë. Pandemia e koronavirusit ka bllokuar trafikun ajror, tash e sa javë. Se kur do të rikthehet dhe në çfarë forme, tash për tash është vetëm hamendje.

Kur do të fluturojmë sërish?
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:09:03 0:00
12:58 11.5.2020

Rritje e numrit të rasteve të reja me COVID-19 në Rusi

Numri i të infektuarve me koronavirus në Rusi ka arritur në mbi 220 mijë.

Rusia është e treta në listën e vendeve me më së shumti raste, pas Shteteve të Bashkuara dhe Spanjës.

Vetëm katër ditë më parë, Rusia ishte e pesta në listë, por për shkak të rritjes së papritur të numrit të pacientëve, ajo kapërceu Italinë dhe Britaninë e Madhe.

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 11,656 raste të reja me COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi.

Autoritetet shëndetësore raportuar për 94 viktima të reja duke e çuar numrin e përgjithshëm në 2,009.

Më 11 maj, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi Ministrinë e Situatave të Urgjencës të ndërtojë spitale të improvizuara deri në 20 maj, në mënyrë që të zvogëlojnë rreziqet e përhapjes së COVID-19.

Moska, si dhe rajonet të tjera ruse, kanë qenë nën kufizime të rrepta për gjashtë javë.

Në fund të prillit, kryeministri i Rusisë, Mikhail Mishustin, njoftoi se ai ishte infektuar me koronavirus dhe se do të qëndrojë në vetizolim.

12:42 11.5.2020

Roli i bankave komerciale në kohë krize

Shumë biznese në Kosovë kanë pësuar humbje të mëdha nga masat emergjente për parandalimin e koronavirusit.

Në mënyrë që të rimëkëmben pas pandemisë, këtyre bizneseve iu nevojiten mjete financiare, ku qasja në këto para në Kosovë çdo herë ka qenë e vështirësuar.

Përfaqësues të bizneseve në vend thonë se bankat komerciale në Kosovë mund të luajnë një rol të rëndësishëm në këtë situatë emergjente.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në këtë link.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG