Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar.
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
17:45 11.5.2020

Maskat nuk do të jenë të obligueshme në Çeki nga data 25 maj

Nga data 25 maj, çekët nuk do të kenë nevojë të vendosin maska në fytyrë në shumicën e vendeve publike.

Qeveria e mori vendimin të hënën, në kuadër të lehtësimit të mëtejshëm të masave kundër koronavirusit.

Familjarët nuk do të kenë nevojë të vendosin maska; nëse takojnë njerëz të tjerë në publik, do të duhet të mbajnë distancë prej dy metrash, thuhet në vendim.

Veshja e maskës do të vazhdojë të jetë e detyrueshme në dyqane ushqimore, farmaci, transport publik, taksi dhe institucione publike.

Republika Çeke, qysh në fund të prillit, ka nisur me lehtësimin e disa masave kufizuese, duke lejuar, mes tjerash, rihapjen e disa dyqaneve dhe grumbullimin e më shumë se dy njerëzve në publik.

Numri i rasteve të reja me koronavirus në këtë vend ka mbetur nën 100 gjatë dhjetë ditëve të fundit.

Në total, Çekia ka regjistruar mbi 8,000 raste të të infektuarve dhe 281 viktima.

Veshja e maskës është bërë e obligueshme në gjithë Çekinë nga data 19 mars.

Më 9 maj, kompania ajrore Czech Airlines ka njoftuar se do të rinisë fluturimet midis Pragës dhe Amsterdamit, Frankfurtit, Parisit dhe Stokholmit më 18 maj, Pragë-Kiev më 24 maj dhe Pragë- Bukuresht më 25 maj.

16:43 11.5.2020

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë disa këshilla për gratë që janë shtatzëna në kohën e pandemisë së koronavirusit:

Shtatzënia dhe gjidhënia për gratë e prekura me COVID-19

1/6
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë disa këshilla për gratë që janë shtatzëna në kohën e pandemisë së koronavirusit. Kjo organizatë po ashtu tregon se si duhet të veprojnë gratë e prekura nga sëmundja COVID-19, të cilat ushqejnë me gji fëmijët e tyre.
2/6

3/6

4/6

5/6

6/6

Previous slide
Next slide

16:40 11.5.2020

Arabia Saudite trefishon TVSH-në për të mbështetur ekonominë e goditur nga koronavirusi

Arabia Saudite trefishoi tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH), për të ndihmuar ekonominë e goditur nga koronavirusi.

TVSH-ja do të rritet nga 5 për qind në 15 për qind, ndërsa kostoja e ndihmës për jetesë do të pezullohet nga 1 qershori, raportoi media shtetërore.

Ndihma prej rreth 260 dollarësh në muaj për punëtorët e shtetit ka nisur të zbatohet në vitin 2018.

“Këto masa janë të dhimbshme, por të nevojshme për të ruajtur stabilitetin financiar dhe ekonomik në afat të mesëm dhe të gjatë, si dhe për të kapërcyer krizën e paparë të koronavirusit me dëmet më të vogla të mundshme”, tha ministri i Financave, Mohammed al-Jadaan.

Njoftimi erdhi pasi shpenzimet shtetërore në Arabinë Saudite i tejkaluan të ardhurat, duke e shtyrë këtë vend në një deficit buxheti prej 9 miliardë dollarësh, në tre muajt e parë të vitit.

Kjo, pasi që të ardhurat nga nafta në këtë periudhë kanë rënë me gati një çerek krahasuar me një vit më parë.

Pandemia e koronavirusit dhe kufizimet që ka shkaktuar ajo kanë bërë që kërkesat për naftë të zvogëlohen dhe, rrjedhimisht, çmimet e naftës të bien në nivele rekorde në gjithë botën.

Arabia Saudite ka raportuar mbi 41,000 raste të të infektuarve me koronavirus dhe 255 viktima.

15:57 11.5.2020

Mbi 32,000 viktima nga koronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar

Në Mbretërinë e Bashkuar, numri i viktimave nga koronavirusi ka arritur në 32,065.

Departamenti i Shëndetit dhe Kujdesit Social raportoi të hënën për 210 viktima të reja.

Pas Shteteve të Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar ka numrin më të madh të viktimave në botë.

Me numrin e të infektuarve, ajo qëndron e treta, pas SHBA-së dhe Spanjës.

Londër, Mbretëri e Bashkuar
Londër, Mbretëri e Bashkuar

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG