Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar.
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
18:57 11.5.2020

Vazhdon të bie numri i rasteve të reja në Nju Jork

Numri i rasteve të reja me koronavirus në Nju Jork ka vazhduar të bie.

"E kemi kaluar situatën më të keqe dhe e kemi ndryshuar trajektoren", tha guvernatori Andrew Cuomo.

Autoritetet shëndetësore thanë se në 24 orët e fundit kanë regjistruar 207 viktima të reja.

Sipas tyre, kurba e të infektuarve ndodhet tani në nivelin e 20 marsit, kur ka pasur afro 520 raste të reja.

Cuomo tha se mbrojtja e pleqve do të jetë "një nga prioritetet kryesore", derisa Nju Jorku do të nisë lehtësimin e masave të izolimit.

Nju Jork, SHBA
Nju Jork, SHBA

18:23 11.5.2020

Zyrtari i Ministrisë së Integrimit në Kosovë rezulton negativ në testin për koronavirus

Ka rezultuar negativ në testin e parë për koronavirus zyrtari i Ministrisë së Integrimit Evropian të Kosovës, i cili edhe është bërë shkas për vetizolimin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe të stafit të ngushtë të tij.

Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i Qeverisë në detyrë të Kosovës, Përparim Kryeziu.

Kryeziu ka thënë se Kurti dhe stafi i tij do të dalin në punë nga dita e martë.

"Qe nga nesër do te rifillojmë punën, duke pasur kujdes edhe më të shtuar për mënyrën se si ndërveprojmë dhe vëmendje për higjienën tonë, me qëllim të zbatimit të udhëzimeve nga institucionet shëndetësore", ka thënë Kryeziu.

Përpos kryeministrit në detyrë, Kurti, edhe ministri në detyrë i Integrimit Evropian, Blerim Reka, dhe kabineti i tij janë futur në vetizolim, pasi një zyrtar i kësaj ministrie ka pasur kontakt të ngushtë me një person që ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus.

Vetë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë ditës së hënë, ka njoftuar se nuk ka shkuar në zyrën e tij.

Deri më tash, në Kosovë janë konfirmuar 884 raste pozitive me koronavirus, 655 janë shëruar, ndërsa 28 pacientë kanë vdekur.

18:00 11.5.2020

Në izolim, dhuna në familje në rritje

Derisa miliona njerëz po strehohen në shtëpi gjatë pandemisë se koronavirusit, rastet e dhunës në familje po rriten në Rusi, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në mbarë botën.

Në izolim, dhuna në familje në rritje
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:02:53 0:00

17:56 11.5.2020

Kërkohen masa më të rrepta për rastet e përdhunimit seksual në Kosovë

Ministrja në detyrë e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu, reagoi lidhur me dy raste të përdhunimit seksual që u raportuan ditëve të fundit.

Ministrja Haxhiu tha përmes një deklarate në Facebook se është e shqetësuar për rastet e raportuara nga qyteti i Mitrovicës.

“U bëj thirrje institucioneve të drejtësisë që rastet e tilla t'i trajtojnë me seriozitet. Masa e paraburgimit nuk do të duhej të zëvendësohej me masa të lehta ose lirim në procedurë të rregullt, sepse kjo është inkurajim për dhunuesin dhe i motivon ata për përsëritje të veprës penale”, tha Haxhiu.

Sipas saj, dhunimi seksual është vepër penale dhe rastet e tilla duhet të marrin dënimin sipas legjislacionit në fuqi.

Institucionet e drejtësisë, gjatë muajve mars dhe prill, kanë raportuar për rritje të shifrave të dhunës në familje.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, si dhe ministrja në detyrë e Drejtësisë, Haxhiu, janë bërë pjesë e një fushate, përmes së cilës u është bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë rastet kur ata janë viktima të dhunës në familje.

Që nga 13 marsi kur është shfaqur rasti i parë me koronavirus në Kosovë, autoritetet kanë vendosur kufizime në lirinë e lëvizjes së qytetarëve, të cilat, sipas institucioneve, kanë pasur ndikim në rritjen e numrit të rasteve të dhunës në familje.

Më 15 prill, Policia e Kosovës ka njoftuar se në muajin janar janë evidentuar 161 raste të dhunës në familje, në muajin shkurt 151 raste dhe në muajin mars 169 raste.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG