Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar.
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
12:48 14.5.2020

Zelanda e Re zbaton fazën e dytë të rihapjes së bizneseve

Mijëra biznese në Zelandë të Re janë rihapur të enjten, teksa ky shtet lehtëson kufizimet e vëna për frenim të koronavirusit.

Nëpër floktari, radhët e gjata të njerëzve janë parë edhe gjatë natës.

Kafiteritë, dyqanet dhe parqet publike janë hapur, teksa ky shtet ka kaluar në fazën e dytë të heqjes së kufizimeve, e cila është përshkruar si “normalja e re më e sigurt”.

Zelanda e Re nuk ka raportuar për raste të reja me koronavirus në tre ditët e fundit.

Autoritetet kanë thënë se mundësia e bartjes së virusit në komunitet është shumë e ulët.

Njerëzit janë lejuar që të vizitojnë familjarët e tyre, me një kufizim prej 10 personave.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, Zelanda e Re ka regjistruar 1,497 raste të prekura me koronavirus, në mesin e tyre 21 pacientë kanë vdekur.

12:18 14.5.2020

Në Rusi bie lehtë numri i të infektuarve me koronavirus

Rusia ka raportuar 9,974 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, duke shënuar shifrën më të ulët nga 2 maji.

Aktualisht Rusia është vendi i dytë i prekur më së keqi në botë me këtë virus, pas regjistrimit të 252,245 rasteve.

Qendra për përgjigjje ndaj koronavirusit në Rusi ka thënë se 93 persona kanë vdekur gjatë natës, duke e çuar shifrën zyrtare të të vdekurve në 2,305.

11:45 14.5.2020

Numri i pasagjerëve në Aeroportin e Frankfurtit ka rënë për 97 për qind

Teksa shtetet evropiane janë duke konsideruar lehtësimin e kufizimeve për udhëtime gjatë verës, Aeroporti i Frankfurtit ka publikuar shifrat e pasagjerëve të tij gjatë muajit prill.

Gjatë këtij muaji në këtë aeroport kanë qenë 97 për qind më pak pasagjerë, në krahasimin me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.

Ulje të mëdha të numrit të pasagjerëve janë regjistruar edhe në aeroportet tjera ndërkombëtare, pas shpërthimit të pandemisë me koronavirus.

Gati 300,000 persona në gjithë botën është raportuar të kenë vdekur me koronavirus, derisa më shumë se 4.3 milionë persona janë infektuar nga ai.

11:21 14.5.2020

Një test për antitrupa ndaj koronavirusit shfaq “zhvillim pozitiv”

Një test që synon të vërtetojë nëse njerëzit kanë qenë të infektuar me koronavirus në të kaluarën, është miratuar nga zyrtarët shëndetësorë në Angli.

Zyrtarë të Shëndetit Publik në Angli e kanë konsideruar testin për antirupa, të zhvilluar nga kompania farmaceutike zvicerane, Roche, si “zhvillim shumë pozitiv”.

Ky test i gjakut identifikon nëse janë zhvilluar antitrupa nga sistemi imunitar kur një person është infektuar me këtë virus.

Antitrupat zakonisht krijojnë një shkallë të imunitetit për një kohë.

Deri më tani, zyrtarët nuk kanë qenë shumë të sigurt për vërtetësinë e këtij lloj testi.

Profesori, John Newton, koordinator kombëtar i Mbretërisë së Bashkuar për programin e testimit të koronavirusit, ka thënë: “Një testim i tillë, tejet specifik ndaj antitrupave është shumë i saktë sa i përket infektimit në të kaluarën”.

Gati 300,000 persona në gjithë botën është raportuar të kenë vdekur me koronavirus, derisa më shumë se 4.3 milionë persona janë infektuar nga ai.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG