Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar.
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
14:15 14.5.2020

Rrëfimi i mjekut nga Kumanova që mposhti koronavirusin

Një mjek internist shqiptar nga Kumanova do të kthehet në punë pasi i shërua nga koronavirusi. Gjatë kohës që bartte virusin, ai ka qëndruar i izoluar në shtëpi.​

Pas shërimit nga COVID-19 mjeku kthehet në punë
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:02:35 0:00

13:56 14.5.2020

Votim me maska në Maqedoninë e Veriut

Zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut, për të cilat ende nuk është caktuar data, do të mbahen në bazë të një protokolli të hartuar nga Komisioni i Sëmundjeve Infektive, që parasheh kritere të rrepta, si për fushatën zgjedhore, ashtu edhe për ditën e zgjedhjeve.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se qytetarët të drejtën e votës do ta realizojnë me maska mbrojtëse, dezinfektim të duarve dhe mbajtje të distancës prej dy metrave.

“Në ditën e zgjedhjeve, anëtarët e këshillave votues, vëzhguesit e partive politike dhe të organizatave joqeveritare duhet të mbajnë maska, të përdorin mjete dezinfektuese si dhe të ajrosin hapësirat ku zhvillohen votimet… këto masa merren për faktin se në këto ambiente vështirë se do të ketë mundësi për distancë fizike...e njëjta vlen edhe për votuesit, të cilët gjithashtu në kushtet e përcaktuara do të realizojnë të drejtën e votimit”, ka deklaruar Ministri i Shëndetësisë.

Ai ka theksuar se komisioni ka paraparë mundësinë që zgjedhjet të mund të zgjasin deri në orën 21:00, apo dy orë shtesë nga afati i paraparë deri në 19:00 nëse KSHZ-ja dhe institucionet tjera vlerësojnë se ka nevojë për një gjë të tillë.

13:33 14.5.2020

Kurti: Numri i të infektuarve me koronavirus e ka kaluar numrin e të shëruarve

Kryeministri i Qeverisë në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të enjten se është rritur numri i personave të infektuar në krahasim me ata që janë shëruar nga koronavirusi i ri.

Ai ka bërë këto komente pas një vizite në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohen 11 pacientë të prekur me sëmundjen Covid-19, që shkakton koronavirusi.

"Kemi diçka brengosëse që duhet ta adresojmë për shkak se numri i të infektuarve e ka kaluar numrin e të shëruarve. Lakorja që është në rënie të vazhdueshme ngelet e tillë përveç këto dy ditët e fundit, andaj duam që ta fuqizojmë mesazhin tonë dhe gjithashtu t'i mirëmbajmë fuqishëm masat edhe udhëzimet ashtu që të mos kemi ndonjë dështim të minutave të fundit", ka thënë Kurti.

Kurti ka zhvilluar këtë vizitë në ambiente shëndetësore, bashkë me ministrin në detyrë të Shëndetësisë Arben Vitia, dhe drejtorin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Basri Sejdiun, në shenjë mbështetjeje për stafin mjekësor.

Sipas të dhënave të fundit, në Kosovë janë regjistruar 927 raste me koronavirus; 671 persona janë shëruar dhe 29 pacientë kanë vdekur.

Në Kosovë rastet e para me koronavirusin e ri u shfaqën më 13 mars.

Për të frenuar përhapjen e mëtejmë të virusit, autoritetet kanë shpallur gjendje emergjente të shëndetit publik.

13:20 14.5.2020

Kush dhe ku është më i rrezikuar nga COVID-19?

Edhe pse kanë kaluar gati gjashtë muaj prejse është shfaqur dhe janë infektuar mbi katër milionë njerëz, ka shumë gjëra që bota nuk i di për koronavirusin.

“Ne vazhdomë të befasohemi”, thotë Marjorie Pollack, epidemiologe në Nju Jork dhe zv/redaktore e Programit për Monitorimin e Sëmundjeve të Reja (ProMED).

Pollack ka ndjekur nga afër rrugën vdekjeprurëse të koronavirusit. Ajo ka alarmuar botën për ekzistencën e tij, duke shpërndarë gjerësisht një paralajmërim shëndetësor në Vuhan, më 30 dhjetor.

“Ajo që do të zbulosh është se [ky koronavirus] ka shumë të panjohura”, thotë Pollack për Radion Evropa e Lirë.

Çfarë mendojmë se dimë? E kuptoni duke klikuar këtu.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG