Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar.
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
18:06 14.5.2020

Infografikë:

Njerëzit që besojnë se izolimi do t’i forcojë lidhjet familjare

Njerëzit që besojnë se izolimi do t’i forcojë lidhjet familjare
Njerëzit që besojnë se izolimi do t’i forcojë lidhjet familjare

17:14 14.5.2020

Përveç COVID-19, Kosova tash ballafaqohet edhe me rriqra

Për vetëm një muaj në Kosovë janë pickuar mbi 300 persona nga rriqrat, mirëpo sipas mjekëve deri tash asnjë person nuk është infektuar me ethe hemorragjike krime kongo, sëmundje kjo që shkaktohet nga pickimi i rriqrave.

Klinika infektive, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, tashmë ka bërë përgatitjet në një pjesë të klinikës për të pritur pacientë eventualë me ethe hemorragjike.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në këtë link.

16:53 14.5.2020

Dy të vdekur në Serbi nga COVID-19

Në Serbi janë regjistruar edhe dy vdekje të reja si pasojë e sëmundjes COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri.

Numri i përgjithshëm i viktimave, që nga fillimi i pandemisë, ka arritur në 224, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Në Serbi autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se numri i përgjithshëm i të infektuarve nga koronavirusi ka arritur në 10.374.

Prej tyre, 4,084 janë shëruar.

16:29 14.5.2020

Rreth 36 milionë amerikanë janë regjistruar si të papunë

Rreth 36 milionë amerikanë janë regjistruar si të papunë që nga shpërthimi i epidemisë së koronavirusit në SHBA, në mesin e muajit mars.

Ekonomistët parashikojnë që niveli i papunësisë të rritet 15 për qind, dhe ndoshta deri në 20 për qind. Ky është niveli më i keq që nga Lufta e Dytë Botërore.

Shumica e shteteve në SHBA kanë qenë në izolim të plotë, si masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Disa shtete kanë filluar ngadalë të rihapin bizneset dhe të tjerët po hartojnë plane për t'i dhënë fund bllokimit.

Megjithatë, shumë amerikanë po hezitojnë të shkojnë përsëri në punë, ose të udhëtojnë dhe të hanë në restorante, nga frika e përhapjes së koronavirusit.

Shifrat e fundit të papunësisë vijnë dy javë pasi të dhënat treguan se ekonomia amerikane u tkurr 4.8 për qind në tremujorin e parë të vitit 2020.

Sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins, në Shtetet e Bashkuara, deri më tani, janë konfirmuar 1,391,238 raste të të infektuarve me koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG