Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar.
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
14:33 15.5.2020

Partitë taktizojnë me koronavirusin për datën e zgjedhjeve

Pas kritereve të përcaktuara nga Komisioni i Sëmundjeve Infektive mbi mënyrën e organizimit të zgjedhjeve parlamentare, tani mbetet që të caktohet edhe data, nëse deri në mbajtjen e tyre nuk do të ketë ndonjë përkeqësim të gjendjes me koronavirusin në Maqedoninë e Veriut.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka deklaruar se qytetarët të drejtën e votës do ta realizojnë me maska mbrojtëse, dezinfektim të duarve dhe mbajtje të distancës prej dy metrave. Kritere të njëjta do të ketë edhe për këshillat zgjedhorë si dhe vëzhguesit e zgjedhjeve. Partitë do të mund të bëjnë organizime elektorale gjithashtu me rregulla të posaçme, me sa më pak njerëz dhe në distancë fizike.

Ekspertët ka thënë se protokoll i përcaktuar është në përputhje me gjendjen dhe praktikat që janë paralajmëruar edhe nga vende tjera. Ish-kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Alekandar Novakovski ka thënë se tani i mbetet KSHZ-së që të zgjidhë problemet e vjetra, udhëzimet precize, rrjedhën e votimit, ndarjen eventuale të vendvotimeve, mbrojtjen e anëtarëve të këshillave votues, pastrimin e listës zgjedhore e çështje tjera.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në këtë link.

13:34 15.5.2020

Bullgaria do të rihapë qendrat tregtare

Bullgaria do të lejojë që qendrat tregtare të rihapen të hënën, si pjesë e planeve për të lehtësuar kufizimet e vendosura dy muaj më parë, për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, tha kryeministri bullgar, Boyko Borissov.

Qeveria bullgare shpalli gjendjen e jashtëzakonshme më 14 mars duke ndaluar udhëtimet, mbyllur shkollat, restorantet dhe qendra tregtare.

Ky vend filloi të lehtësojë masat në fund të prillit, por vazhdoi të zbatojë rregulla të rrepta sociale.

Bullgaria, një vend me një popullsi më të vogël se 7 milionë, ende e mban në fuqi masën e distancës fizike në vendet publike dhe i mban të mbyllura kufijtë e saj.

Bullgaria ka 2.138 raste të konfirmuara të të infektuarve me koronavirusin e ri, duke përfshirë 102 vdekje.

13:10 15.5.2020

Mali i Zi - afër eliminimit të koronavirusit!

Mali i Zi është në rrugë për t’u bërë një destinacion pa koronavirus, thonë autoritetet malazeze. Është vendi i parë në rajonin e Ballkanit Perëndimor që në dy javët e fundit ka raportuar pak ose fare raste të reja.​

Mali i Zi - afër eliminimit të koronavirusit!
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:11:47 0:00

12:36 15.5.2020

Rritet dhuna ndaj grave në kohë pandemie:

Rritet dhuna ndaj grave në kohë pandemie

Rritet dhuna ndaj grave në kohë pandemie
Rritet dhuna ndaj grave në kohë pandemie

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG