Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar.
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
18:01 16.5.2020

Rihapen disa plazhe në Francë dhe Itali

Franca dhe Italia kanë rihapur qindra plazhe, derisa banorët kanë pritur në rend për të zënë ndonjë vend.

Kjo pasi kufizimet e vëna për luftim të koronavirusit vazhdojnë të zbatohen, përfshirë distancimin fizik.

Autoritetet franceze kanë bërë thirrje për vetëpërmbajtje dhe kanë paralajmëruar se policia ka mandat për të penguar grumbullimet e mëdha.

Më herët edhe Greqia ka rihapur qindra plazhe, ndonëse me rregulla tejet të ashpra të lëvizjes.

17:13 16.5.2020

Si ka ndikuar COVID-19 në prodhimin industrial në Evropë?

Si ka ndikuar COVID-19 në prodhimin industrial në Evropë?

Si ka ndikuar COVID-19 në prodhimin industrial në Evropë?
Si ka ndikuar COVID-19 në prodhimin industrial në Evropë?

16:49 16.5.2020

Riatdhesohen 143 persona nga Gjermania në Kosovë

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj ka njoftuar se të shtunën janë kthyer në Kosovë, 143 shtetas të këtij vend nga Aeroporti i Shtutgartit.

“Nga fillimi i pandemisë dhe deri me këtë fluturim, misioni diplomatik i Republikës së Kosovës në Gjermani, përkundër të gjitha vështirësive, ka arritur të kthejë më shumë se 520 shtetas në Kosovë. Janë edhe qindra tjerë që po presin dhe i lus për mirëkuptim e durim”, është thënë në njoftim.

Me qëllim të luftimit të koronavirusit, autoritetet në Kosovë kanë marrë vendim që secili person që hyn në këtë shtet, t’i nënshtrohet karantinës shtatëditore në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, si dhe më pas të vetizolohet në ambiente shtëpiake për dy javë.

Marrë parasysh të dhënat e fundit, 955 persona janë infektuar me koronavirus në Kosovë.

Prej tyre, 29 vetë kanë humbur jetën, derisa 691 janë shëruar.

16:24 16.5.2020

Kryeministri spanjoll kërkon shtyrje të masave të izolimit

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez ka thënë se do t’i kërkojë parlamentit për një shtyrje përfundimtare të gjendjes së jashtëzakonshme, të shpallur për shkak të pandemisë me koronavirus.

Sánchez ka thënë se dëshiron që kjo masë të shtyhet edhe për një muaj, në vend të dy javëve.

Aktualisht gjendja e jashtëzakonshme pritet të përfundojë në një javë.

Kryeministri spanjoll është përballur me kundërshtime në rritje pas kërkesës për vazhdim të fuqive ekzekutive, të cilat ia mundëson gjendja e jashtëzakonshme.

Rreth 100 persona kanë mbajtur protesta kundër qeverisë në Sevillë, pavarësisht kufizimeve në lëvizje.

Më herët gjatë ditës, autoritetet spanjolle kanë raportuar për shifrën më të vogël të të vdekurve me koronavirus për më shumë se dy muaj, 102.

Deri të shtunën, shifra totale e të vdekurve për shkak të këtij virusi në territorin spanjoll ka arritur në 27,563, derisa numri i të infektuarve është rritur në 230,183.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG