Në Kosovë fillon faza e dytë e lehtësimit të masave
Sot (18 maj) në Kosovë ka hyrë në fuqi faza e dytë e lehtësimit të masave të izolimit të cilat ishin vendosur për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri që e shkakton sëmundjen COVID-19.
Në këtë fazë parashihet të hapen floktarët dhe sallonet e ondulimit, stomatologët dhe fizioterapeutët, tregtarët me pakicë dhe tregu i gjelbër, gastronomia, pra varianti ‘merre me vete’, transporti hekurudhor, transporti urban dhe ndërurban me leje të veçanta, qendrat e thirrjeve telefonike me lista të stafit esencial, si dhe galeritë dhe muzetë.
Qytetarët do të kenë mundësi që të dalin dy herë në ditë, nga dy orë, varësisht nga numri i parafundit në letërnjoftim.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë ky vendim është marrë pas rekomandimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë.
Deri më tani në Kosovë janë konfirmuar 985 raste të të infektuarve me koronavirusin e ri, nga të cilët 736 janë shëruar.
Krasniqi: Kosova në rrugë të mirë për mposhtjen e pandemisë
Infektologu i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Valbon Krasniqi u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës, të vazhdojnë me respektimin e masave dhe të mos zhgënjehen për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me COVID-19, sëmundjes që shkaktohet nga koronavirusi i ri.
"Asnjë pandemi nuk përfundon në mënyrë të përnjëhershme. Situata është e menaxhueshne. Jemi në rrugë të drejtë. Mbani maskat, dezinfektoni duart rregullisht, vazhdoni të mbani distancën fizike, dhe suksesi është i garantuar", ka shkruar Krasniqi në rrjetin social Facebook.
Të hënën në Kosovë hyn në fuqi faza e dytë e lehtësimit të masave të izolimit, të cilat ishin ndërmarrë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë ky vendim është marrë pas rekomandimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë.
“Nga e hëna do të rihpahen këto biznese: floktarët dhe sallonet e ondulimit, stomatologët dhe fizioterapeutët, tregtarët me pakicë dhe tregu i gjelbër, gastronomia, pra varianti ‘merre me vete’, transporti hekurudhor, transporti urban dhe ndërurban me leje të veçanta, qendrat e thirrjeve telefonike me lista të stafit esencial, si dhe galeritë dhe muzetë”, ka deklaruar Kurti.
Ai ka thënë se për shkak të rrezikut nga përhapja e koronavirusit, do të vazhdohet me një orar të kufizimit të lirisë së lëvizjes.
Qytetarët do të kenë mundësi që të dalin dy herë në ditë, nga dy orë, varësisht nga numri i fundit në letërnjoftim.
Bie ndjeshëm numri i viktimave nga COVID-19 në Mbretërinë e Bashkuar
Mbretëria e Bashkuar ka raportuar për 170 të vdekur nga sëmundja COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.
Autoritetet thanë se është shënuar ulje e numrit të rasteve ditore të vdekjeve, pasi kjo është shifra më e ulët që nga 24 marsi.
Vetëm një ditë më parë ishin raportuar 468 vdekje.
Numri më i lartë i vdekjeve brenda një ditë në Mbretërinë e Bashkuar ka qenë më 21 prill kur u raportuan 1,172 viktima.
Deri më tani në këtë vend janë regjistruar rreth 35 mijë të vdekur nga COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi i ri.
Mbretëria e Bashkuar është vendi i tretë në botë për nga numri i të infektuarve, i cili të shtunën arriti në 244,603.
Të hënën fillon faza e dytë e lehtësimit të masave në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka publikuar oraret e lëvizjes së qytetarëve dhe masave tjera lehtësuese që do të hyjnë në fuqi të hënën (18 maj).
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar vendimi për lehtësimin e masave është marrë pas rekomandimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë.