Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar.
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
19:58 17.5.2020

Shtatë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Kosovës i janë shtuar edhe shtatë raste më COVID-19 duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 985.

Kështu ka njoftuar të dielën, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

"Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Ferizajit 5 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Ferizaj dhe 1 rast Balaj) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Gjilan dhe Prishtinë", thuhet në njoftimin e Institutit.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 23 pacientë që kanë qenë të infektuar me koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

"Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 736 raste", bën të ditur Instituti.

Deri më tani në Kosovë nga COVID-19 kanë vdekur 29 pacientë, të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar nga 18 maji, në Kosovë do të fillojë zbatimi i fazës së dytë të lehtësimit të masave të vendosura në kuadër të luftimit të pandemisë së koronavirusit.

Kurti ka thënë ky vendim është marrë pas rekomandimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë.

“Nga e hëna do të rihpahen këto biznese: floktarët dhe sallonet e ondulimit, stomatologët dhe fizioterapeutët, tregtarët me pakicë dhe tregu i gjelbër, gastronomia, pra varianti ‘merre me vete’, transporti hekurudhor, transporti urban dhe ndërurban me leje të veçanta, qendrat e thirrjeve telefonike me lista të stafit esencial, si dhe galeritë dhe muzetë”, ka deklaruar Kurti.

Ai tha se për shkak të rrezikut nga përhapja e koronavirusit, do të vazhdohet me një orar të kufizimit të lirisë së lëvizjes.

Qytetarët do të kenë mundësi që të dalin dy herë në ditë, nga dy orë, varësisht nga numri i fundit në letërnjoftim.

18:55 17.5.2020

Dënime me burgim nëse banorët nuk e vendosin maskën mbrojtëse

Kuvajti dhe Katari njoftuan se personat që nuk i vendosin maskat mbrojtëse do të burgosen ose do të gjobiten me mijëra dollarë.

Ministria e Shëndetësisë në Kuvajt tha se kushdo që nuk e vendos maskën do të dënohet me tre muaj burg, ndërsa televizioni shtetëror i Katarit raportoi se dënimi maksimal do të ishte tre vjet.

Në Kuvajt gjoba më e lartë në të holla, do të jetë 16.200 dollarë dhe në Katar 55,000 dollarë.

Gjashtë shtetet e Gjirit, kanë raportuar gjithsej më shumë se 137.400 raste të të infektuarve me koronavirusin e ri dhe 693 vdekje.

Rastet në rajon fillimisht ishin të lidhura me udhëtimet, por më vonë ndodhi një përhapje në mesin e punëtorëve migrantë.

Arabia Saudite, me një popullsi prej rreth 30 milionë njerëz, ka numrin më të lartë të personave me COVID-19, më shumë se 54,700 raste dhe 312 vdekje.

Katari, me rreth 2.8 milionë, është në vendin e dytë me 32,600 raste dhe 15 vdekje.

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë raportuar më shumë se 23 mijë raste dhe 220 vdekje.

18:36 17.5.2020

A duhet të zbatohen dënimet e vendimeve jokushtetuese?

Atdhe Behrami, është pronar i një furre të bukës në Mitrovicë të Jugut, i cili nuk e ka ndalur punën edhe gjatë pandemisë së COVID-19, që ka përfshirë edhe Kosovën.

Ai për Radion Evropa e Lirë ka treguar se ndaj tij është iniciuar rast nga Policia e Kosovës, për shkelje të masave kundër COVID-19, të vendosura nga Ministria e Shëndetësisë.

Ky furrtar ka treguar shkeljet që i kishte bërë e për të cilat i është dashur të përballet me policinë.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në këtë link.

18:00 17.5.2020

Infografikë:

Punëtorët që do të përfitojnë nga pakoja emergjente e qeverisë

Punëtorët që do të përfitojnë nga pakoja emergjente e qeverisë
Punëtorët që do të përfitojnë nga pakoja emergjente e qeverisë

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG