Asambleja e OBSH-së diskuton për pandeminë e COVID-19
Udhëheqësit botërorë po diskutojnë masat kundër pandemisë dhe rishikimin e mundshëm të përgjigjes ndaj krizës që ka shkaktuar ajo.
Takimi i 194 shteteve anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), po mbahet në formatin online.
OBSH-ja pritet të përballet me pyetje se si po i përgjigjet pandemisë së koronavirusit.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres tha në hapje të takimit se duhet të ketë më shumë unitet global në luftimin e Covid-19.
Ai shtoi se pandemia mund të jetë "edhe më shkatërruese në vendet në zhvillim".
Presidenti kinez, Xi Jinping, në fjalën e tij, mbrojti veprimet e Pekinit gjatë shpërthimit të pandemisë.
"Të gjithë së bashku kemi vepruar me transparencë dhe përgjegjësi", tha ai.
Ministria e Jashtme e Kinës ka përsëritur kundërshtimin e Pekinit për një hetim mbi origjinën dhe përhapjen e virusit, duke thënë se një veprim i tillë është i parakohshëm derisa pandemia ende po vazhdon.
Asambleja dy-ditore - një takim vjetor që rishikon punën e agjencisë së Kombeve të Bashkuara - vjen në mes të akuzave midis SHBA dhe Kinës për përhapjen e koronavirusit.
SHBA-ja tashmë ka ndalur fondet e saj për agjencinë dhe po promovon programin e vet të vaksinës kundër COVID-19.
Presidenti amerikan, Donald Trump e ka akuzuar Kinën për fshehje të informacioneve lidhur me shpërthimin e epidemisë si dhe ka ngritur dyshime se virusi mund të ketë dalur nga një laborator kinez.
Më shumë se 4.5 milionë njerëz janë infektuar dhe më shumë se 300,000 kanë vdekur, që nga shfaqja për herë të parë e virusit, në dhjetor të vitit të kaluar në Kinë.
Bashkimi Evropian, si dhe vendet tjera si Britania e Madhe, Australia dhe Zelanda e Re, po bëjnë përpjekje për një hetim për mënyrën se si është trajtuar pandemia.
"Si u përhap kjo pandemi? Cila është epidemiologjia që qëndron pas saj? E gjithë kjo është absolutisht thelbësore për ne që të lëvizim përpara për të shmangur një pandemi tjetër të këtij lloji", tha Virginie Battu-Henriksson, një zëdhënëse e BE-së.
Muajin e kaluar, një raport i BE-së akuzoi Kinën për përhapjen e dezinformatave lidhur me krizën e koronavirusit.
Shërbimi i Jashtëm i bllokut tha se Rusia, dhe në një masë më të vogël Kina, përdorën "retorikën e komplotit" në BE dhe vendet fqinje.
Më shumë se 4.5 milionë njerëz janë infektuar dhe më shumë se 300,000 kanë vdekur, që nga shfaqja për herë të parë e virusit, në dhjetor të vitit të kaluar në Kinë.
Bashkimi Evropian, si dhe vendet tjera si Britania e Madhe, Australia dhe Zelanda e Re, po bëjnë përpjekje për një hetim për mënyrën se si është trajtuar pandemia.
"Si u përhap kjo pandemi? Cila është epidemiologjia që qëndron pas saj? E gjithë kjo është absolutisht thelbësore për ne që të lëvizim përpara për të shmangur një pandemi tjetër të këtij lloji", tha Virginie Battu-Henriksson, një zëdhënëse e BE-së.
Muajin e kaluar, një raport i BE-së akuzoi Kinën për përhapjen e dezinformatave lidhur me krizën e koronavirusit.
Shërbimi i Jashtëm i bllokut tha se Rusia, dhe në një masë më të vogël Kina, përdorën "retorikën e komplotit" në BE dhe vendet fqinje.
Klubeve të futbollit në Kosovë u lejohen stërvitjet
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se që nga 18 maji, klubeve të futbollit u lejohen aktivitetet stërvitore.
Drejtori i Departamentit për Informim në ministrinë e Shëndetësisë, Faik Hoti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se vendimi është marrë me rekomandim të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
“Këto aktivitete do të zhvillohen në pajtim me Udhëzimin për procesin stërvitor të dakorduar midis Federatës së Futbollit të Kosovës, MSH-së e IKSHPK-së dhe duke respektuar edhe Udhëzuesin e Përkohshëm për aplikimin e masave për parandalimin dhe luftimin e COVID-19. Prej periudhës 18 maj deri më 1 qershor, në pajtim me këta udhëzues, klubet e futbollit do të mund të zhvillojnë vetëm aktivitete stërvitore, për të qenë gati që ndeshjet t’i zhvillojnë në qershor, në varësi të situatës epidemiologjike”, ka shkruar Hoti.
Sipas tij, gjatë zhvillimit të aktiviteteve stërvitore, pjesëmarrësit duhet t’i zbatojnë masat mbrojtëse, të ruajnë distancën fizike dhe të mbajnë higjienën sipas kushteve të përcaktuara në Udhëzues.
Po ashtu, Federata e Futbollit të Kosovës, do ta ndaj këtë udhëzues me klubet e futbollit të Superligës si dhe do t’u jap atyre instruksione shtesë lidhur me mbarëvajtjen e stërvitjeve.
Të gjitha aktivitetet sportive në Kosovë, u ndërprenë pas përhapjes së koronavirusit të ri që shkakton sëmundjen COVID-19.
Zyrtarët e FFK-së kanë theksuar se gjatë kohës së pandemisë financat e klubeve janë dëmtuar, për shkak të vështirësive financiare të vet sponsorëve të këtyre klubeve, të cilët megjithatë nuk e kanë ndërprerë të gjithë ndihmën për klubet. Sipas tyre, Federata ka ndarë mbi 600 mijë euro për të ndihmuar klubet në ligat e ndryshme ku zhvillohen garat.
Evropianët fillojnë javën me më pak masa të izolimit
Vendet evropiane po vazhdojnë me lehtësimin e masave të izolimit të cilat janë vendosur për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.
Numri i viktimave në Evropë ka rënë ndjeshëm, megjithatë ekzistojnë shqetësimet për një valë të dytë të të infektuarve, pas lehtësimit të masave.
Në të gjithë kontinentin janë rihapur kishat, monumentet historike, restoranet, baret dhe si një numër i madh i hapësirave publike.
Bazilika e Shën Pjetrit në Vatikan u rihap për vizitorët pasi u mbyll më 10 mars.
Vizitorët, janë parë duke respektuar rregullat e distancimit fizik.
Video nga arkivi:
Greqia ka rihapur të gjitha vendet arkeologjike pas një mbylljeje dy mujore.
Me vetëm 163 vdekje nga COVID-19, Greqia filloi të lehtësojë masat këtë muaj, pas një bllokimi gjashtë javor.
Belgjika rihapi shkollat, një javë pasi autoritetet kishin lejuar rihapjen e bizneseve.
Në të gjithë botën janë regjistruar më shumë se 315,000 vdekje dhe 4.7 milionë të infektuar me koronavirus, megjithëse besohet se shifrat janë shumë më të larta.
Përkundër shqetësimeve për një valë të dytë të mundshme të përhapjes së virusit, kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, u tha italianëve se ata do të duhet të jetojnë me virusin dhe t'i rikthehen jetës normale.
Italia ka regjistruar më shumë se 31 mijë vdekje nga COVID-19, duke u bërë njëri ndër vendet më të goditura në botë nga pandemia.
Belgjika rihapë shkollat
Autoritetet e Belgjikës kanë raportuar më pak se 50 vdekje në ditë nga Covid-19 , për dy ditë rresht, shifër kjo më e ulëta për gati dy muaj.
Një javë nga rihapja e të gjitha dyqaneve, sot (18 maj) shkollat fillore dhe të mesme do të fillojnë përsëri mësimin në objektet shkollore. Muzetë dhe kopshtet zoologjike do të rihapen, mirëpo pagesa mund të bëhet vetëm online.
Kjo javë do të shihet si një provë për Belgjikën, e cila ka nivel të lartë të vdekshmërisë nga sëmundja Covid-19, që e shkakton koronavirusi.
Deri më tani janë regjistruar rreth 9,000 vdekje.
Mjekët dhe infermierët në Belgjikë kanë protestuar gjatë fundjavës për pagat e ulëta dhe kushtet e tyre të punës.