Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar.
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
18:32 18.5.2020

Në Itali bie numri i viktimave dhe rasteve të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit, në Itali janë regjistruar 99 viktima nga koronavirusi, numër ky më i ulët krahasuar me 145 viktima që ishin një ditë më parë, njoftuan autoritetet.

Kjo është hera e parë që prej 9 marsit, që Italia regjistron më pak se 100 viktima në ditë nga sëmundja COVID-19, që shkaktohet nga koronavirusi.

Ndërkaq, në Itali, në 24 orët e fundit u shënuan edhe 451 raste të reja me koronavirus – shifra më e ulët me të infektuar brenda një dite që prej 2 marsit.

Në total, në Itali 225,886 persona janë infektuar me COVID-19. Ndërkaq, sipas shifrave të fundit 32,007 persona kanë vdekur nga koronavirusi, duke e bërë këtë vend, shtetin e tretë në botë me numrin më të madh të viktimave nga koronavirusi, pas Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë.

Katania, Itali.
Katania, Itali.

18:10 18.5.2020

Për shkak të koronavirusit, Uber largon nga puna 3,000 punëtorë

Shërbimi ndërkombëtar i taksive Uber tha se do të largojë nga puna 3,000 punëtorë më shumë, pasi në fillim të këtij muaji, kjo kompani kishte njoftuar se ka larguar nga puna 3,700 punonjës.

Këtë njoftim e bëri shefi ekzekutiv i kësaj kompania, Dara Khosrowshahi, i cili ka thënë se këto shkurtime janë për shkak të dëmeve që ka pësuar kjo kompani nga kufizimet e vendosura për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Për shkak të pandemisë së koronavirusit, Uber është detyruar që pezullojë pothuajse tërësisht shërbimet e saja në Shtetet e Bashkuara dhe në pjesë të ndryshme të botës.

Gati dy e treta e të ardhurave të Uber gjenerohen në SHBA dhe Kanada, ku shërbimet e kësaj kompanie u ndërprenë në mesin e muajit mars. Megjithatë, kompania tha se pavarësisht se kërkesa për shërbime nga klientët ka rënë për 80 për qind në nivel global gjatë muajit prill, kjo kompani është duke u rimëkëmbur.

Për shkak të përhapjes së sëmundjes COVID-19, Uber ka mbyllur një sërë zyrash në mbarë botën.

Fotografi ilustruese.
Fotografi ilustruese.

17:49 18.5.2020

Prishtinasit i gëzohen lehtësimit të masave

Në Kosovë ka nisur faza e dytë e lehtësimit të masave, të cilat u vendosën si pasojë e COVID-19 ku janë hapur shumë biznese si dhe linja të transportit. Po ashtu, edhe sportistët mund t’i fillojnë stërvitjet. Kjo fazë sipas Ministrisë së Shëndetësisë pritet të zgjasë deri më 1 qershor.

Prishtinasit i gëzohen lehtësimit të masave
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:02:26 0:00

17:24 18.5.2020

Pandemia i shkaktoi miliona humbje industrisë së qumështit në Kosovë

Vendosja e masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit të ri ka shkaktuar dëme të mëdha ekonomike për prodhuesit dhe përpunuesit e qumështit në Kosovë.

Përpos rënies së fuqisë blerëse, humbjet më të mëdha këtyre bizneseve u janë shkaktuar nga mbyllja e gastronomisë.

Krahas shitjes së produkteve në dyqane, markete dhe tregje të ndryshme, prodhuesit e produkteve nga qumështi furnizojnë restorantet e lokalet e ushqimit të shpejtë.

Milazim Berisha, pronar i fermës dhe qumështores “Eurolona”, njëherësh edhe kryetar i Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se ky sektor nuk ka pasur përkrahjen e nevojshme institucionale që nga shfaqja e pandemisë.

Artikullin e plotë mund ta lexoni këtu.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG