Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar.
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
19:42 27.5.2020

Më 30 maj mbyllet karantina në Qendrën e Studentëve

Qeveria në detyrë e Kosovës ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë, për mbylljen e hapësirave që kanë shërbyer si karantinë, për personat që kanë hyrë në Kosovë nga vendet tjera.

Vendimi për mbylljen e karantinës në Qendrën e Studentëve në Prishtinë dhe qendrën për të huaj në Vranidoll, hyn në fuqi më 30 maj.

“Ministria e Shëndetësisë obligohet të sigurojë që personat që gjenden në karantinë në Qendrën e Studentëve dhe në Vranidoll, t’i testojë për COVID-19 dhe të njëjtit të lirohen në vetizolim për 14 ditët e ardhshme, nën mbikëqyrjen e ekipeve mjekësore dhe njësive tjera përkatëse”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Qeveria bënë të ditur se pas mbylljes së karantinës, të gjithë personat që hyjnë në Republikën e Kosovës, obligohen të vetizolohen për 14 ditët e ardhshme, nën mbikëqyrjen e ekipeve mjekësore dhe njësive tjera përkatëse.

Në arsyetim të vendimit të Qeverisë thuhet se situata epidemiologjike në vend konsiderohet me rrezik të reduktuar, krahasuar me situatën paraprake.

Në Kosovë janë konfirmuar gjithsej 1,047 raste me koronavirus.

Prej tyre, 794 janë shëruar dhe 30 kanë vdekur.

19:03 27.5.2020

"Diplomacia e maskave" e Kinës nuk po funksionon në Kosovë

Kosova është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që nuk ka marrë ndihma mjekësore nga Kina, në kuadër të “diplomacisë së saj të maskave të fytyrës”.

Këtu bëhet fjalë për një frazë të përdorur në mënyrë që të përshkruhet ndikimi kinez i cili është në rritje në vendet, përfshirë edhe ato të evropiane, të cilave Kina u dërgoi ilaçe dhe mjete mjekësore pas shpërthimit të krizës së koronavirusit.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në këtë link.

18:41 27.5.2020

BE-ja në buxhetin e ardhshëm rrit fondet për Ballkanin Perëndimor

Komisioni Evropian ka propozuar rritje të mjeteve për të ndihmuar vendet e Ballkanit Perëndimor në 12,9 miliardë euro në kuadër të Kornizës Shumëvjeçare Financiare për periudhën nga viti 2021 deri në vitin 2027.

Kjo shumë do të ndahet nga një buxhet i përgjithshëm shumëvjeçarë i BE-së prej 1.1 trilion eurosh, sa do të jetë buxheti shtatëvjeçarë, sipas propozimit të Komisionit Evropian.

Si pasojë e krizës së shkaktuar nga koronavirusi BE-ja do të rris fokusin për sektorin e shëndetësisë edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Lajmin e plotë mund ta lexoni në këtë link.

18:02 27.5.2020

Mbajtja e kulturës gjallë në kohën e COVID-19

Mbajtja e kulturës gjallë në kohën e COVID-19

Një këngëtar argëton banorët e një lagjeje në Durrës të Shqipërisë, më 7 prill.
1/16 Një këngëtar argëton banorët e një lagjeje në Durrës të Shqipërisë, më 7 prill.
Nga filmat në makinë deri te koncertet në lagje - koronavirusi nuk ndali artin dhe traditat fetare.
Një grua transmeton drejtpërdrejt në mediat sociale një ekspozitë me veprat e piktorit realist rus, Ilya Repin, në një muze të Ekaterinburgut, më 16 maj.
2/16 Një grua transmeton drejtpërdrejt në mediat sociale një ekspozitë me veprat e piktorit realist rus, Ilya Repin, në një muze të Ekaterinburgut, më 16 maj.
Nga filmat në makinë deri te koncertet në lagje - koronavirusi nuk ndali artin dhe traditat fetare.
Shfaqja e një filmi klasik iranian para një turme njerëzish në makina. Teheran, 3 maj.
3/16 Shfaqja e një filmi klasik iranian para një turme njerëzish në makina. Teheran, 3 maj.
Nga filmat në makinë deri te koncertet në lagje - koronavirusi nuk ndali artin dhe traditat fetare.
Një prift ortodoks bekon nga distanca një çift të moshuar në një fshat afër Kievit, më 19 prill.
4/16 Një prift ortodoks bekon nga distanca një çift të moshuar në një fshat afër Kievit, më 19 prill.
Nga filmat në makinë deri te koncertet në lagje - koronavirusi nuk ndali artin dhe traditat fetare.
Ushtarët kirgizë me maska përshëndesin veteranët e Luftës së Dytë Botërore në Bishkek, gjatë festimeve të 75-vjetorit të fitores ndaj Gjermanisë naziste, më 9 maj.
5/16 Ushtarët kirgizë me maska përshëndesin veteranët e Luftës së Dytë Botërore në Bishkek, gjatë festimeve të 75-vjetorit të fitores ndaj Gjermanisë naziste, më 9 maj.
Nga filmat në makinë deri te koncertet në lagje - koronavirusi nuk ndali artin dhe traditat fetare.
Një gjeorgjian mban një maskë që përputhet me veshjen e tij tradicionale kaukaziane gjatë një shërbimi në Katedralen e Trinitetit në Tbilisi, më 16 prill. 
6/16 Një gjeorgjian mban një maskë që përputhet me veshjen e tij tradicionale kaukaziane gjatë një shërbimi në Katedralen e Trinitetit në Tbilisi, më 16 prill. 
Nga filmat në makinë deri te koncertet në lagje - koronavirusi nuk ndali artin dhe traditat fetare.
Artistët ukrainas, dy vëllezërit Nikita dhe Egor Zigura, mbajnë një ankand nga studiot e tyre në Kiev, më 13 prill. Ata mblodhën para për spitalin kryesor të fëmijëve të Ukrainës.
7/16 Artistët ukrainas, dy vëllezërit Nikita dhe Egor Zigura, mbajnë një ankand nga studiot e tyre në Kiev, më 13 prill. Ata mblodhën para për spitalin kryesor të fëmijëve të Ukrainës.
Nga filmat në makinë deri te koncertet në lagje - koronavirusi nuk ndali artin dhe traditat fetare.
Një vullnetare e veshur me veshje mbrojtëse mban një kryq në një shërbim fetar në Bukuresht, gjatë festimeve për të Premten e Mirë, më 17 prill.
8/16 Një vullnetare e veshur me veshje mbrojtëse mban një kryq në një shërbim fetar në Bukuresht, gjatë festimeve për të Premten e Mirë, më 17 prill.
Nga filmat në makinë deri te koncertet në lagje - koronavirusi nuk ndali artin dhe traditat fetare.
Një këngëtar i këngëve tradicionale iraniane mëson një student të muzikës, përmes telefonit, në Teheran, më 15 prill.
9/16 Një këngëtar i këngëve tradicionale iraniane mëson një student të muzikës, përmes telefonit, në Teheran, më 15 prill.
Nga filmat në makinë deri te koncertet në lagje - koronavirusi nuk ndali artin dhe traditat fetare.
Valltarja Alina Kobyliak pozon për fotografen ukrainase, Kate Kondratieva, në Kiev, më 7 prill.
10/16 Valltarja Alina Kobyliak pozon për fotografen ukrainase, Kate Kondratieva, në Kiev, më 7 prill.
Nga filmat në makinë deri te koncertet në lagje - koronavirusi nuk ndali artin dhe traditat fetare.
Qytetarët në Durrës, të mbyllur në shtëpi, argëtohen nga një këngëtar që këndon në oborrin e kompleksit të banesave, më 7 prill.
11/16 Qytetarët në Durrës, të mbyllur në shtëpi, argëtohen nga një këngëtar që këndon në oborrin e kompleksit të banesave, më 7 prill.
Nga filmat në makinë deri te koncertet në lagje - koronavirusi nuk ndali artin dhe traditat fetare.
Një prift ortodoks spërkat me ujë të shenjtë besimtarët, në prag të Pashkëve Ortodokse në Minsk, më 18 prill.
12/16 Një prift ortodoks spërkat me ujë të shenjtë besimtarët, në prag të Pashkëve Ortodokse në Minsk, më 18 prill.
Nga filmat në makinë deri te koncertet në lagje - koronavirusi nuk ndali artin dhe traditat fetare.
Një shërbim përkujtimor për viktimat e gjenocidit armen. Qindra-mijëra armenë janë vrarë nga forcat otomane, nisur nga viti 1915. Zakonisht, ceremonitë përkujtimore ndiqen nga mijëra njerëz.
13/16 Një shërbim përkujtimor për viktimat e gjenocidit armen. Qindra-mijëra armenë janë vrarë nga forcat otomane, nisur nga viti 1915. Zakonisht, ceremonitë përkujtimore ndiqen nga mijëra njerëz.
Nga filmat në makinë deri te koncertet në lagje - koronavirusi nuk ndali artin dhe traditat fetare.
Një prift dhe disa pelegrinë me maska në Nikshiq të Malit të Zi, më 12 maj.
14/16 Një prift dhe disa pelegrinë me maska në Nikshiq të Malit të Zi, më 12 maj.
Nga filmat në makinë deri te koncertet në lagje - koronavirusi nuk ndali artin dhe traditat fetare.
Iranianët marrin pjesë në një shërbim fetar, nga makinat e tyre, gjatë muajit të Ramazanit. Teheran, 30 prill.
15/16 Iranianët marrin pjesë në një shërbim fetar, nga makinat e tyre, gjatë muajit të Ramazanit. Teheran, 30 prill.
Nga filmat në makinë deri te koncertet në lagje - koronavirusi nuk ndali artin dhe traditat fetare.
Një veteran 96-vjeçar i Luftës së Dytë Botërore shikon nga dritarja e apartamentit të tij, derisa një grup bën muzikë për nder të tij, gjatë festimeve të Ditës së Fitores, më 9 maj, në Donjeck të Ukrainës.
16/16 Një veteran 96-vjeçar i Luftës së Dytë Botërore shikon nga dritarja e apartamentit të tij, derisa një grup bën muzikë për nder të tij, gjatë festimeve të Ditës së Fitores, më 9 maj, në Donjeck të Ukrainës.
Nga filmat në makinë deri te koncertet në lagje - koronavirusi nuk ndali artin dhe traditat fetare.
Previous slide
Next slide

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG