Ndërlidhjet

Shqipëri: Shkon në 30 numri i viktimave nga COVID-19


Qytetarët në Shqipëri kalojnë përmes një tuneli dezinfektues. Tiranë, 6 prill, 2020.
Qytetarët në Shqipëri kalojnë përmes një tuneli dezinfektues. Tiranë, 6 prill, 2020.

Në Shqipëri edhe një pacient tjetër i prekur nga COVID-19 ka vdekur, duke e çuar në 30 numrin e viktimave nga virusi vdekjeprurës në vend.

Numri i të prekurve në vend ka shkuar në 750, me 14 raste të tjera të reja të të prekurve janë shënuar gjatë 24-orëve të fundit.

“Gjatë 24-orëve të fundit janë testuar 267 persona të dyshuar me COVID-19. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 14 raste pozitive me COVID-19, nga të cilat shtatë raste janë në Tiranë, pesë raste në Krujë dhe dy raste në Shkodër”, bëri të ditur Albana Fico nga Instituti i Shëndetit Publik.

Ajo tha se aktualisht vendi ka numër më të madh të të shëruarve se sa të prekurve dhe shtoi se zyrtarisht situata në vend është nën kontroll.

“Gjatë 24-orëve të fundit, nëntë pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 431. Aktualisht në vendin tonë, 289 persona janë aktivë me COVID-19 dhe siç shihet numri i të shëruarve është më i lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon të jetë e qëndrueshme”, tha Fico.

Deri në këto momente në Shqipëri janë testuar 7,758 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 750 raste. Mosha mesatare e rasteve të konfirmuara është 46,8 vjeç.

“Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 27 të shtruar. Tre pacientë janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 ‘Shefqet Ndroqi’, janë pesë pacientë të shtruar. Dy pacientë janë në terapi intensive në gjendje më të rënduar”, bëri të ditur zonja Fico.

Përse numrat nuk e tregojnë rrëfimin e plotë?

Përpilimi ditor që bën Universiteti Johns Hopkins për rastet globale me koronavirus është aktualisht më gjithëpërfshirësi në botë, por mbështetet në informacione që ofrojnë qeveritë.

Në shumë vende ka kufizime të informacioneve të tilla ose arsye përse nuk publikohet rrëfimi i plotë.

Metodologjia, shpejtësia, transparenca dhe cilësia e këtyre të dhënave mund të dallojë shumë nga vendi në vend.

Pra, në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 32 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 është zgjeruar në Tiranë, Krujë dhe Shkodër.

Në anën tjetër, Shqipëria që nga e hëna ka liruar masat shtrënguese që i kishte ndërmarrë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, duke lejuar hapjen e shumë bizneseve si shërbimet taksi, dyqanet e veshmbathjeve dhe lulishtet.

Po ashtu, qarkullimi i qytetarëve është liruar dhe orari i pazareve është zgjatur.

Mjeku kosovar ndihmon të infektuarit në Shqipëri
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:43 0:00

Shqipëria ka konfirmuar dy rastet e para me COVID-19 më 8 mars, 2020, një baba dhe djali i tij që kishin udhëtuar drejt vendit nga veriu i Italisë.

Në të njëjtën ditë, qeveria ndaloi fluturimet dhe udhëtimet me tragete që vinin nga Italia, dhe nga ajo kohë ka shtuar masat e sigurisë në tentativë për parandalimin e përhapjes së virusit.

XS
SM
MD
LG