Shqipëri, shkon në 15 numri i viktimave nga COVID-19
Fotografi nga arkivi.
Në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën dy njerëz duke e çuar në 15 numrin e të vdekurve sëmundja COVID-19, që shkaktohet nga koronavirusi i ri.
Silva Bino nga Instituti i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se viktimat kishin sëmundje shoqëruese.
“Në shërbimin infektiv aktualisht janë 79 të shtruar. Shtatë prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 4 nga këta janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente”, tha Bino.
Ajo bëri të ditur se janë testuar 152 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 16 raste të reja me COVID-19.
“Deri në këto momente janë testuar 1,823 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 259 raste. Mosha mesatare e rasteve pozitive me COVID-19 është 50 vjeç”, tha Bino.
Afër armikut: Detajet e jashtëzakonshme të koronavirusit
1/11Disa copëza të virusit Covid-19 përmes mikroskopit elektronik. Për koronavirusin e ri është raportuar fillimisht në qytetin kinez, Vuhan në fund të vitit 2019. Deri më fund të muajit prill, ky virus ka lënë më shumë se 36,000 persona të vdekur.
Ky është një vështrim i nivelit mikroskopik i koronavirusit që ka shkaktuar pandemi.
2/11Agjentët infektues të koronavirusit që dalin nga qelizat njerëzore. Të gjitha fotografitë në këtë galeri janë ngjyrosur duke përdorur aplikacione si Photoshop, apo të ngjashme.
Ky është një vështrim i nivelit mikroskopik i koronavirusit që ka shkaktuar pandemi.
3/11Koronavirusi i ri duke përfshirë sipërfaqen e një qelize njerëzore. Koronaviruset janë familje e patogjeneve vrasëse sikurse SARS dhe MERS, por edhe një varg llojesh tjera virusesh kryesisht të padëmshme.
Ky është një vështrim i nivelit mikroskopik i koronavirusit që ka shkaktuar pandemi.
4/11Pamje e koronavirusit. Koronaviruset kanë marrë këtë emër për shkak të pamjes që kanë si kurorë kur shihen me mikroskop. "Korona" është shprehje latine për kurorë.
Ky është një vështrim i nivelit mikroskopik i koronavirusit që ka shkaktuar pandemi.
5/11Animacioni kompjuterik i koronavirusit të ri, i cili shkakton sëmundjen COVID-19. Pamja e kurorës krijohet nga copëzat që dalin prej sipërfaqes së virusit.
Ky është një vështrim i nivelit mikroskopik i koronavirusit që ka shkaktuar pandemi.
6/11Pamje me mikroskop elektronik e virusit SARS-CoV-2. Koronavirusi hyn në qelizat e njeriut përmes copëzave që ka në maje të sipërfaqes. Përmes tyre godet fillimisht organizimin, sidomos mushkëritë.
Ky është një vështrim i nivelit mikroskopik i koronavirusit që ka shkaktuar pandemi.
7/11Pasi depërton në qelizë, virusi liron materialin gjenetik, i cili menjëherë "mashtron" qelizën. Virusi më pas kopjon veten mijëra herë. Viruset e reja më pas dalin nga muri i qelizës fillestare dhe fillojnë të infektojnë qeliza tjera. Momenti i paraqitur në këtë fotografi, tregon qelizën e një pacienti amerikan të prekur me sëmundjen COVID-19.
Ky është një vështrim i nivelit mikroskopik i koronavirusit që ka shkaktuar pandemi.
8/11Secili agjent infektues është rreth 120 nanometra në diametër, që nënkupton se rreth 750 prej tyre mund të qëndrojnë në gjerësinë e flokut të njeriut.
Ky është një vështrim i nivelit mikroskopik i koronavirusit që ka shkaktuar pandemi.
9/11Detajet e qelizës njerëzore të infektuar rëndë me SARS-CoV-2. Sapo të largohet nga trupi i pacientit, virusi besohet se mbijeton disa ditë nëpër sipërfaqe.
Ky është një vështrim i nivelit mikroskopik i koronavirusit që ka shkaktuar pandemi.
10/11Copëzat e koronavirusit e ri duke u larguar nga qeliza njerëzore pasi janë kopjuar. Pavarësisht pretendimeve për jetëgjatësi, agjenti infektues mund të shkatërrohet me sapun dhe ujë të nxehtë, pasi largohet nga membrana yndyrore.
Ky është një vështrim i nivelit mikroskopik i koronavirusit që ka shkaktuar pandemi.
11/11Koronavirusi i ri në qelizën e njeriut. Ekspertët mjekësorë vazhdimisht këshillojnë për pastrim të duarve dhe shmangie të prekjes së fytyrës. Këto dy veprime konsiderohen si më të rëndësishmet në uljen e rrezikut të infektimit me këtë virus.
Ky është një vështrim i nivelit mikroskopik i koronavirusit që ka shkaktuar pandemi.
Previous slide
Next slide
Sipas zonjës Bino, lajmi i mirë është që gjatë 24 orëve të fundit janë 15 pacientë të shëruar, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 67.
“Harta e të prekurve nga COVID-19zgjerohet në Tiranë, Durrës, Kavajë dhe Korçë, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intensitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit”, bëri të ditur ajo.
“Në vijim të komunikimit të përditshëm, ju bëjmë me dije se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve të konfirmuara pozitive. Epidemiologët në çdo njësi vendore të kujdesit shëndetësor nga veriu në jug, janë në terren dhe po bëjnë një punë të jashtëzakonshme për të identifikuar në kohë kontaktet, pas verifikimit të rasteve të dyshuara”, tha Bino.
Përse numrat nuk e tregojnë rrëfimin e plotë?
Përpilimi ditor që bën Universiteti Johns Hopkins për rastet globale me koronavirus është aktualisht më gjithëpërfshirësi në botë, por mbështetet në informacione që ofrojnë qeveritë.
Në shumë vende ka kufizime të informacioneve të tilla ose arsye përse nuk publikohet rrëfimi i plotë.
Metodologjia, shpejtësia, transparenca dhe cilësia e këtyre të dhënave mund të dallojë shumë nga vendi në vend.
Në anën tjetër, Policia e Shtetit vijon kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga Qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19.
“Në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit, nga strukturat e Policisë janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 111 shtetas, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, në orët e pasdites, pa ndonjë arsye apo emergjencë”, thuhet në deklaratën e Policisë.
Rregulli i ri për qarkullim në Shqipëri është edhe më shtrëngues se javëve paraprake. Asnjë këmbësor nuk lejohet të dalë për shëtitje, aktivitet sportiv apo për motive të tjera, përveç emergjencave mjekësore dhe atyre që shkojnë në punë, të cilët duhet të kenë me vete kartën e identitetit dhe vërtetimin e punës nga punëdhënësi.
Për të bërë pazar në qendrat urbane, një pjesëtar i familjes duhet të aplikojë në platformën e-Albania, për t’u pajisur me autorizim, ndërsa pensionistët nuk lejohen në mënyrë kategorike të dalin nga banesat e tyre.