Ndërlidhjet

Nga një muaj paraburgim të arrestuarve në veri


Aksioni anti-kontrabandë në veri të Kosovës, 13 tetor, 2021.
Aksioni anti-kontrabandë në veri të Kosovës, 13 tetor, 2021.

Gjykata Themelore në Prishtinë u caktoi masën e paraburgimit prej një muaji pesë të pandehurve - I.Z., R.K., A.K., A.D. dhe M.D. - të cilët dyshohen për veprat penale: “kontrabandim me mallra”, “shmangie nga tatimi” dhe “tregti e ndaluar”.

Veprat dyshohet se janë kryer në veri të Kosovës, ndërsa të pandehurit janë arrestuar gjatë një operacioni anti-kontrabandë që ka kryer policia atje, të mërkurën.

Ky operacion është përcjellë me protesta të dhunshme të serbëve lokalë.

Në përleshjet midis policisë dhe protestuesve janë lënduar 20 veta, në mesin e tyre zyrtarë policorë.

Video:

Kthehet dhuna në veri
Ju lutem prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:04:04 0:00

Në njoftimin e Gjykatës Themelore thuhet se pesë të pandehurit kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

XS
SM
MD
LG