Ndërlidhjet

Sindromi i Havanës edhe në ambasadën amerikane në Kolumbi


Origjina e Sindromit të Havanës është e panjohur, por ka spekulime se bëhet fjalë për një lloj arme.
Origjina e Sindromit të Havanës është e panjohur, por ka spekulime se bëhet fjalë për një lloj arme.

Disa ditë para vizitës së Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Kolumbi, zyrtarët amerikanë po hetojnë rastet e mundshme me sëmundjen Sindromi Havanës në këtë vend, raportojnë mediat amerikane.

Stafi i ambasadës amerikane në Bogota mund të jetë prekur nga sëmundja misterioze, e cila shkakton një tingull të fuqishëm në vesh, lodhje dhe marramendje.

Për herë të parë rastet e tilla janë raportuar në Kubë në vitin 2016, dhe që nga ajo kohë diplomatët amerikanë në të gjithë botën kanë raportuar për raste të sindromës.

Atëbotë, Shtetet e Bashkuara akuzuan Kubën, por Havana i mohoi fuqishëm akuzat dhe incidenti pati shkaktuar rritjen e tensioneve midis dy vendeve.

Origjina e sëmundjes është e panjohur, por ka spekulime se bëhet fjalë për një lloj arme.

Të martën, Wall Street Journal raportoi për disa email-a të dërguar nga ambasadori amerikan në Kolumbi, Philip Goldberg, në të cilat flitej për një numër "incidentesh të pashpjegueshme shëndetësore".

Presidenti kolumbian, Ivan Duque i tha gazetës New York Times se vendi i tij po heton këto njoftime megjithëse theksoi se SHBA-ja po udhëheq hetimin.

Amerikanët të cilët janë goditur nga Sindromi Havanës kanë thënë se si ndër simptomat që u janë paraqitur është edhe ajo e të dëgjuarit të një tingulli të fuqishëm dhe dhimbshëm në veshët e tyre.

Disa nga rreth 200 të prekurit kanë mbetur me marramendje dhe lodhje për disa muaj.

Më shumë se gjysma e atyre që u prekën ishin punonjës të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), sipas Times.

Të premten, raportet për Sindromin e Havanës u paraqiten edhe në ambasadën amerikane në Berlin. Presidenti amerikan Joe Biden lëshoi një deklaratë duke u zotuar se do të gjejë "shkakun dhe se kush është përgjegjës".

Njoftimi erdhi disa orë pasi ai nënshkroi një ligj të ri që u jep të drejtë krerëve të CIA -s dhe Departamentit të Shtetit të sigurojnë kompensim financiar për ata punonjës të qeverisë amerikane që janë prekur nga sindroma.

Një zyrtar i Departamentit të Shtetit, i tha BBC-së përmes një deklarate se "ne po hetojmë fuqishëm raportet kudo që ndodhin raportohen", dhe se ata "po punojnë në mënyrë aktive për të identifikuar shkakun e këtyre incidenteve dhe nëse ato mund t'i atribuohen një aktori të huaj".

Në gusht, presidentja amerikane, Kamala Harris, vonoi udhëtimin për në Vietnam pasi dy zyrtarë amerikanë u sëmurën dhe u evakuuan.

Sipas një raporti të Akademisë Kombëtare të Shkencave në SHBA thuhet se rrezatimi përmes mikrovalëve është një shkaktar i mundshëm i sëmundjes së diplomatëve amerikanë në Kubë, Kinë, Rusi dhe vende të tjera.

XS
SM
MD
LG